Papa takohet me Alberto Fernandez, President i Republikës së Argjentinës Papa takohet me Alberto Fernandez, President i Republikës së Argjentinës 

Papa pret presidentin argjentinas: gjatë bisedimeve, edhe kriza ekonomike

Lufta kundër varfërisë, korrupsionit e trafikut të drogës, njëheresh me mbrojtjen e jetës, ishin në qendër të vëmendjes gjatë bisedimeve në Vatikan, me rastin e audiencës së Françeskut me Alberto Fernández. Presidenti argjentinas u takua, më pas, edhe me kardinalin Pietro Parolin si dhe me imzot Wachovskin.

R. SH. - Vatikan

“Situata në Argjentinë, me vëmendje të përqendruar posaçërisht mbi disa problematika, si kriza ekonomike financiare, lufta kundër varfërisë, korrupsioni e trafiku i drogës, promovimi shoqëror dhe mbrojtja e jetës nga zënia, deri në perëndimin e saj të natyrshëm”. Këto ishin disa nga temat e prekura gjatë bisedimeve të përzemërta  në Vatikan, me rastin e audiencës së Papës Françesku me Presidentin e Republikës së Argjentinës, Alberto Fernández. Njoftimin e jep një komunikatë e Sallës së Shtypit  të Selisë së Shenjtë, duke saktësuar se me me këtë rast u theksua edhe kontributi i Kishës katolike në favor të mbarë shoqërisë argjentinase, posaçërisht në dobi të shtresave më të varfëra të popullsisë.

Marrëdhëniet dypalëshe

Presidenti, më pas, u takua edhe me kardinalin Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, i shoqëruar nga imzot Miroslaw Wachowski, zëvendës-sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet. Në të dy takimet – lexohet akoma në notë - u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Argjentinës. U prekën edhe temat me interes të përbashkët për gjithë rajonin.

31 janar 2020, 15:07