Kërko

Françesku, pranë popullit të Australisë, të përfshirë nga zjarret

Thirrja e Françeskut drejtuar një grupi besimtarësh australianë, të pranishëm në audiencën e përgjithshme. Më se 8 milionë hektarë pyje të djegura, që nga shtatori

R. SH. - Vatikan

“Dëshiroj t’u kërkoj të gjithëve t’i luten Zotit ta ndihmojë popullin në këtë çast të vëshirë, me zjarre kaq të forta. Jam shumë pranë popullit të Australisë”.

Këto, fjalët e Papës, në përfundim të audiencës së përgjithshme, drejtuar një grupi besimtarësh, ardhur nga Australia.

Një kontinent në flakë

Prej javësh vendi vijon të jetë në flakë.  Që nga shtatori u bënë shkrumb e hi më se 8 milionë hektarë pyjesh. 25 vetë u dogjën në zjarret, që vijojnë. E me ta, edhe dy mijë shtëpi. Katastrofë kjo, që mbyti edhe një miliard kafshë, ndërmjet të cilave, mijëra specie të rralla, të mbrojtura.

08 janar 2020, 13:09