Kërko

Delegazione di Pescatori di San Benedetto del Tronto Delegazione di Pescatori di San Benedetto del Tronto  

Papa: peshkatarëve tё San Benedetto del Tronto, puna juaj shembull pёr ruajtjen e detit

Papa vlerëson nismёn ekologjike tё peshkatarёve nga San Benedetto del Tronto, qё vazhdojnё tё bonifikojnë shtratin detar nga mbeturinat e plastika, e shton, peshkatarët janё një shembull angazhimi për mbrojtjen e detit.

R.SH. - Vatikan

"Ju kërkoj të mos e humbni shpresën përballë vështirësive dhe pasigurive me të cilat, mjerisht, duhet të përballeni nё punёn tuaj tё pёrditshme: kurajo nuk ju mungon! Në të njëjtën kohë, puna juaj, shpesh e rrezikshme e plot vështirësi, duhet të vlerësohet, duke i mbështetur të drejtat tuaja dhe aspiratat e ligjshme”. Kështu Papa Françesku ju drejtua një delegacioni peshkatarësh nga San Benedeto del Tronto (Ascoli Piceno, Itali), me të cilёt u takua gjatё një audience, sot paradite, në Vatikan.

"Përgjatë bregdetit të Marche-ve, ju dilni me kohë tё mirë e të keqe pёr tё siguruar nga deti atë që ёshtё e nevojshme për të jetuar, punoni me shumë pasion, sakrifica e edhe rreziqe, shtoi Ati i Shenjtё. E të dashurit tuaj i ndajnë vështirësitë dhe pasiguritë tuaja. Në progresin që karakterizon shoqërinë moderne, peshkatari nganjëherë mund të ndihet i tunduar nga dëshira për njё punë të sigurtë në tokë të thatë. Por, kush ka lindur në det, nuk mund ta çrrënjosë detin nga zemra e tij”.

Papa Françesku shprehu vlerësimin e tij nё mёnyrё tё veçantë për bonifikimin a pastrimin e detit nga mbeturinat  dhe plastika qё bëjnë peshkatarët. "Po shoh qё jeni duke e çuar punën përpara pastrimin e detiti, sepse nё bisedë me ipeshkvit juaj, herën tjetër që erdhi me njё grup, mё foli pёr rreth 6 tonelata, ndёrsa tani pёr rreth 24 ton: puna, pra, po ecёn!", tha Papa duke folur mbi veprimtarinë qё kanё bёrё peshkatarët e San Benedeto del Tronto për rikuperimin e plastikës në det. 

Peshkatarët, shtoi Ati i Shenjtё, janё një shembull angazhimi për mbrojtjen e detit. E gjithnjё rreth "punës së lashtë" tё peshkimit, Papa shtoi duke thёnё se: "Edhe paraardhësi im Pjetri ishte peshkatar”.

18 janar 2020, 17:50