Kërko

Santa Messa con Battesimi neonati Santa Messa con Battesimi neonati 

Papa: kërkojeni datën e pagëzimit tuaj dhe kremtojeni

Datën e pagёzimit tonё duhet ta ruajmë gjithnjë në kujtesë, sepse është datë feste, është data e shenjtërimit fillestar, datë në të cilën Ati Hyjnor na dha Shpirtin Shenjt, që na shtyn të ecim, është data e rilindjes shpirtërore. Mos harroni: cila është data e pagëzimit tim?

R.SH. - Vatikan

Gjejeni datën e pagëzimit tuaj dhe festojeni ashtu siç bëni për ditëlindje: kjo ftesa që Papa Françesku ua drejtoi besimtarëve me rastin e lutjes sё Engjëllit Tёnzot nё solemnitetin e Pagëzimit tё Jezu Krishtit Zot.

Kjo festë e pagëzimit të Jezusit na bën ta kujtojmë Pagëzimin tonë. Edhe ne jemi lindur përsëri në Pagëzim. Në Pagëzim Shpirti i Shenjtë erdhi për të qëndruar në ne. Për këtë arsyeja është e rëndësishme të di datën e Pagëzimit tim. Ne e dimë se cila është data e lindjes sonë, por jo gjithmonë e dimë se cila është data e Pagëzimit tonë. Prandaj është më rëndësi ta dimë datën e Pagëzimit e edhe ta festojmë, datën e çdo vit- nxiti Papa -. Është njё detyrë drejtësie ndaj Zotit, qё ka qenë kaq i mirё me ne”.

Ta ruajmë në kujtesë datën e Pagëzimit

Ta ruajmë gjithnjë në kujtesë datën e Pagëzimit tonë, sepse është datë e shenjtërimit fillestar, tha akoma Papa Bergoglio në lutjen e sotme të Engjëllit të Tënzot, menjëherë pas Meshës, kremtuar në Festën e Pagëzimit të Krishtit Zot, në të cilën - kujtoi - “pata gëzimin të pagëzoj 32 fëmijë”. Është fjala për një festë, që e fton çdo të krishterë ta kujtojë këtë sakrament, gurrë e jetës shpirtërore.

E, në të vërtetë, Papa Françesku, siç ka bërë edhe disa herë të tjera, nxit t’ua kërkojmë familjarëve, nunëve e nunave, famullitarit, datën e Pagëzimit, nëse nuk dihet ose është harruar. Datën e pagёzimit tonё duhet ta ruajmë gjithnjë në kujtesë, sepse është datë feste, është data e shenjtërimit fillestar, datë në të cilën Ati Hyjnor na dha Shpirtin Shenjt, që na shtyn të ecim, është data e rilindjes së madhe shpirtërore. Mos harroni: cila është data e pagëzimit tim?

Shpirti Shenjt, dhuratë që na bëri Ati ditën e Pagëzimit

Së fundi Papa kujtoi se “Shpirti Shenjt është autori i Pagëzimit të Jezusit dhe tonit. Ai na i hap sytë e zemrës, për të parë të vërtetën e na nxit të ecim në rrugën e dashurisë së krishterë, duke na transmetuar dhembshurinë dhe ndjesën hyjnore”.

12 janar 2020, 20:32