Kërko

2020.01.19 Angelus 2020.01.19 Angelus 

Papa: jemi mëkatarë, por jo skllevër të së keqes, Jezusi na çliron e shёlbon

"Ndërsa në të gjitha fetë është njeriu ai që ofron dhe sakrifikon diçka për Zotin, në rastin e Jezusit është Zoti ai që ofron tё Birin e Tij për shpëtimin e njerëzimit". Kёtё e kujtoi Papa Françesku nё meditimin gjatë lutjes sё Engjëllit Tёnzot, sot nё mesditë, nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku gjatë lutjes sё Engjëllit Tёnzot, sot nё mesditë, nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, duke komentuar leximet biblike tё ditës të Dielës sё Dytë, gjatё vitit kishtar, e posaçërisht Ungjillin nga Gjoni  (Gjn 1,29-34), dhe i ftoi besimtarë, sipas shembullit të Gjon Pagëzuesit, tё "përshkojnë pёrherё rrugën e fesë, duke u rinisur nga Jezu Krishti, Qengji i Hyjit plot mëshirë, që Ati Qiellor na ka dërguar për shpëtimin tonë, sipas dëshmisë së Gjon Pagëzuesit:

Kjo e diel e dytë e Kohës Gjatë Vitit vendoset në vazhdimësi me Epifaninë dhe me festën e Pagëzimit të Jezusit. Pjesa e Ungjillit (Gj 1,29-34) na flet akoma për manifestimin e Jezusit”.

Si Gjon Pagëzuesi, edhe ne të zhytemi në mrekullinë e një risie të padëgjuar të Zotit, i cili në Jezusin, bëhet solidar me ne dhe na shpëton nga e keqja, duke marr tërësisht mbi vete mëkatin e njerëzimit, e shtoi:

"Në të gji  tha fetë është njeriu ai që ofron dhe sakrifikon diçka për Zotin, në rastin e Jezusit është Zoti ai që ofron tё Birin e Tij për shpëtimin e njerëzimit".

Jezusi  - theksoi Papa - ka ardhur ndër ne pёr tё na çliruar prej të gjitha skllavërive, madje edhe nga skllavëria e mëkatit dhe e djallit. Hyji Atë e dërgoi në botë Birin e vet të Vetëm, Jezusin - Qengjin për të çrrënjosur nga zemra e njeriut skllavërinë e lashtë të mëkatit e për t’i kthyer, kështu, dinjitetin.

Papa i nxiti, gjithashtu, besimtarët të mësojnë nga Gjon Pagëzuesi "të mos iu mbushet mendja se e njohin mjaft Jezusin, të mos mendojnë se dinë gjithçka për Të. Jo, nuk është ashtu. Duhet tё ndalemi tek Ungjilli dhe ta meditojmë, ndoshta edhe duke soditur një ikonë apo njё fugure të Krishtit, një "Fytyrë tё Shenjtë”. Ta kundrojmë me sytë tanë e edhe më shumë akoma me zemër – vijoi Papa -; e, kështu, të mësojmë nga Shpirti Shenjt, i cili nё brendësi  të zemrës sonë na thotë: Është Ai! Ai është Biri i Hyjit qё u bё  qengj, qё u flijua për dashuri”.

Edhe në çastin më të keq të jetës, shtoi Papa, Zoti më fal e dëshiron të më përqafojë. Logjika e mëshirës  së Zotit, qё na ofron Jezusi – Qengji i Hyjit, shpartallon çdo arsyetim të njeriut. E çmonton, e shemb, e përmbys rregullën e shtangët, sipas të cilës i drejti shpërblehet e mëkatari merr dënimin e merituar. Sepse zemra e Zotit nuk është e shtangët, e ashpër, si ligji. Zemra e Zotit është e dhimbshme, plot mëshirë, është si shtëpi e madhe, ku ligji kryesor është ai i faljes, që shëlbon; i vëllazërimit, që bashkon.

Ai, Jezusi, vetëm Ai e ka bartur, e ka vuajtur, e ka shlye mëkatin, mëkatin e secilit prej nesh, mëkatin e botës, e edhe mëkatet e mia. Tё gjitha mëkatet – shtoi Papa  Françesku dje  gjatë lutjes së Engjëllit Tënzot -. Jezusi i mori mbi vete tё gjitha mëkatet dhe i mori prej nesh, ashtu që ne më në fund të jemi tё lirë, jo më skllevër të së keqes, jo, jo skllevër, por bij,  bij tё  Zotit!", përfundoi Ati i Shenjtё Bergolgio.

19 janar 2020, 15:27