Kërko

Papa e gjigantofgrafia e tij Papa e gjigantofgrafia e tij 

Papa: nuk duhet pasur frikë nga shtigjet e reja

“Të mos përmbahemi, për shkak të frikës nga gabimet, ose nga shtigjet e reja": kështu tha Papa Françesku në fund të audiencës së përgjithshme.

R.SH. - Vatikan

“Të mos përmbahemi, për shkak të frikës nga gabimet, ose nga shtigjet e reja, sepse varfëritë tona nuk janë pengesë, por mjete të çmuara, pasi Hirit të Tënzot i pëlqen të shfaqet pikërisht në këto brishtësi”. Kështu tha Papa Françesku në fund të audiencës së përgjithshme, ndërsa përshëndeste shtegtarët e gjuhës arabe.

Ati i Shenjtë firmosi një gjigantografi

         Ndërkaq, para audiencës së përgjithshme, Papa u ndal nga një grup të rinjsh, që rrotulluan para tij një fotografi gjigande të vetë Françeskut, në një sfond blu. Papa, i argëtuar, e firmosi me një penë të bardhë. Edhe sot, nuk mungoi kush i dha pijen e tij të preferuar, maten e, kush shkëmbeu me të kësulën e bardhë.

15 janar 2020, 14:35