Papa takohet me Barham Salih, President i Republlikës së Irakut Papa takohet me Barham Salih, President i Republlikës së Irakut 

Në audiencë tek Papa, presidenti i Irakut, Barham Salih

Një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë njofton se Papa Françesku u takua sot paradite me presidentin e Irakut, Barham Salih. Ndërmjet temave, të prekura më pas edhe me sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin, sfidat aktuale të Vendit dhe rëndësia e ecjes në rrugën e dialogut. U nënvizua edhe nevoja për ta mbrojtur praninë e të krishterëve në Irak.

R. SH. - Vatikan

Më poshtë, teksti i plotë i komunikatës:

“Sot, 25 janar, Ati i Shenjtë Françesku priti në audiencë Shkëlqesinë e tij, zotin Barham Salih, President i Republikës së Irakut, i cili më pas u takua edhe me kardinalin Pietro Parolin, sekretar i Shtetit, i shoqëruar  nga imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta, u kujtuan marrëdhëniet e mira  dypalëshe, duke u ndaluar kryesisht tek sfidat aktuale të vendit, rëndësia e favorizimit  të stabilitetit dhe procesit të rindërtimit, inkurajimi i rrugës së dialogut,  kërkimi i rrugëzgjidhjeve të përshtatshme në favor të qytetarëve, duke  respektuar sovranitetin kombëtar. Në vijim të bisedës, u fol për rëndësinë  e mbrojtjes së pranisë historike të të krishterëve në vendin ku jetojnë prej shekujsh e ku japin kontributin e tyre  për ndërtimin e indit shoqëror, duke theksuar posaçërisht nevojën e garantimit të sigurisë dhe vendit, që u përket, në ardhmërinë e Irakut. Së fundi, u fol mbi disa konflikte dhe kriza të rënda humanitare, që trondisin Rajonin, duke nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve të bëra edhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për të rikrijuar besimin e për të rivendosur bashkëjetësën paqësore”.

25 janar 2020, 13:36