Kërko

 Kardinali Giovanni Battista Re Kardinali Giovanni Battista Re 

Kardinali Giovanni Battista Re është dekan i ri i Kolegjit kardinalor

Zgjedhja e dekanit dhe e zëvendës-dekanit të Kolegjit kardinalor nga ana e kardinajve, u miratua nga Papa Françesku. Do të jenë përkatësisht Giovanni Battista Re dhe Leonardo Sandri.

R. SH. - Vatikan

Më 8 janarin e kaluar Ati i Shenjtë miratoi zgjedhjen e Dekanit të Kolegjit kardinalor nga ana e kardinajve të Urdhërit të Ipeshkvijve. Është  Giovanni Battista Re, me titullin e Kishës Suburbikarie të Sabina-Poggio Mirteto, që do ketë edhe titullin e Kishës Suburbikarie të Osties.

Në të njëjtën mënyrë, me datën 24 janar 2020, Papa Françesku miratoi edhe zgjedhjen e Zëvendës-Dekanit të të njëjtit Kolegj. Është Leonardo Sandri, i Titullit të Shën Vlashit e Shën Karlit, prefekt i Kongregatës së Kishave Lindore.  

Papa reformoi rolin  e Dekanit

Kujtojmë se më 28 dhjetorin e kaluar, Papa e reformoi rolin e Dekanit të Kolegjit kardinalor: pranoi dorëheqjen e kardinalit Sodano dhe e bëri afatin dekanor pesëvjeçar.

25 janar 2020, 15:00