Kërko

 Papa gjatë audiencës së përgjithshme Papa gjatë audiencës së përgjithshme 

Thirrja e Papës: “Ruajeni fenë përballë të gjitha provave, plot me guxim për Krishtin!

Gjatë përshëndetjes së shtegtarëve të gjuhës arabe, në audiencën e sotme të përgjithshme, Françesku përshëndeti edhe shtegtarët e gjuhës arabe. “Ju ftoj të mos kini frikë, ta ruani fenë tuaj përballë të gjitha provave e të jeni guximtarë për Krishtin” - ishte thirrja e Papës.

R. SH. - Vatikan

Gjatë përshëndetjes së shtegtarëve të gjuhës arabe, në audiencën e sotme të përgjithshme, Papa përshëndeti edhe shtegtarët e gjuhës arabe, posaçërisht  të ardhurit  nga Iraku, Libani, Siria dhe Lindja e Mesme:

 “Ju ftoj të mos kini frikë, ta ruani fenë tuaj përballë të gjitha provave e të jeni guximtarë për Krishtin, të sigurt se as mundimet, as ankthi, as persekutimet nuk do të mund t’ju ndajnë nga dashuria e Tij. Zoti ju bekoftë të gjithë e ju mbrojtët përherë nga i keqi”.

 

 

11 dhjetor 2019, 13:02