Kërko

Thirrja e Papës për takimin e Parisit, lidhur me konfliktin në Ukrainën lindore

Në përfundim të Engjëllit të Tënzot, Papa u lut për suksesin e takimit të liderëve të Ukrainës, Rusisë, Francës e Gjermanisë.

R. SH. - Vatikan

përshëndetjet pas lutjes së Engjëllit të Tënzot,  mendimi i Papës shkoi së pari në Guatemalë, ku dje u lumnua Giacomo Miller, edukator shembullor i të rinjve, rregulltar i Kongregatës së Vëllezërve të Shkollave të Krishtera, vrarë nga urrejtja për fenë, me urimin që ky martir “të hapë, në këtë komb, rrugë të reja drejtësie, paqeje e solidariteti”

Paqe e dialog në Ukrainë

Më pas, me sytë ngulur tek takimi i rangut të lartë në Paris, që do të ketë në qendër të vëmendjes çështjen e Ukrainës, Françesku siguroi se lutet  që kjo “nismë dialogu të kontribuojë për t’u sjellë fryte paqeje  trojeve dhe popullsisë”.

Së fundi, u kujtoi edhe një herë besimtarëve takimin e pasdites në Sheshin e Spanjës e edhe se festa e Zojës së Papërlyer shënon fillimin e Jubileut lauretan, me hapjen e Portës Shenjte.

08 dhjetor 2019, 14:18