Për Papën luajnë artistët e Cirkut të Moskës
U dha edhe një shfaqje e vogël, sot, në skenën e Sallës së Palit VI, gjatë audiencës së Papës.
R. SH. - Vatikan
U dha edhe një shfaqje e vogël, sot, në skenën e Sallës së Palit VI, gjatë audiencës së Papës. Për nder të Françeskut luajtën disa akrobatë të Cirkut të Moskës. Ndërmjet tyre, edhe një vajzë e vogël. Papa i ndoqi duke qeshur, jashtëzakonisht i kënaqur nga shfaqja. E, në përfundim, i përshëndeti artistët dhe drejtuesit e Cirkut, me të cilët bëri edhe disa fotografi, duke u dhuruar, me këtë rast, edhe medalje e kujtime të tjera.
11 dhjetor 2019, 13:06