Papa pret një delegacioon sipërmarrësish të rinj francezë Papa pret një delegacioon sipërmarrësish të rinj francezë 

Papa u kërkon sipërmarrësve të rinj “kthesë ekologjike”

Në Romë, nga 1 deri më 3 dhjetor, një delegacion prej 300 sipërmarrësish katolikë francezë, të kryesuar nga imzot Dominique Rey, ipeshkëv i Fréjius-Tolone, po merr pjesë në “Shtegtimin e së mirës së përbashkët”, tri ditë takimesh e reflektimesh mbi “thirrjen” e sipërmarrësve të krishterë. Sot, audienca tek Papa: Gaudim et Spes e Koncili II të Vatikanit dhe “Lavdëruar qofsh”, dy kritere me vlerë për t’u shqyrtuar.

R. SH. - Vatikan

“Ju keni mundësi të bashkoheni, të punoni së bashku, të bëni propozime të të gjitha niveleve, të merrni pjesë në vendimet politike. Është fjala, siç e vuri në dukje edhe Sinodi i posapërfunduar kushtuar Amazonës, të punohet për të bërë kthesë”.

Këtë nënvizoi Papa Françesku në audiencën me delegacionin e sipërmarrësve të rinj francezë:

“Kthesa - shpjegoi më pas Papa - është proces, që vepron në thellësi, ndoshta i ngadalshëm në dukje, posaçërisht kur është fjala  për  krijimin e një mendësie të re, por i vetmi që krijon mundësinë për progres të vërtetë, në se vihet në jetë me bindje  e vendosmëri, përmes aksioneve konkrete”.

Së fundi - shtoi - kjo kthesë ekologjike nuk mund të veçohet nga kthesa shpirtërore,  që është kusht i domosdoshëm”.

Më pas, ftesa e Papës:

“Ju ftoj që, duke u nisur nga jeta juaj personale, të angazhoheni për të ecur në  rrugën e thjeshtësisë e të përkorjes. Vendimet, që do të merrni në punët tuaja, do të jenë sigurisht më të lira e më të qeta, e ju vetë do  të mund të fitoni më shumë paqe e gëzim”.

02 dhjetor 2019, 14:48