UN High Commissioner for Refugees Global Refugee Forum in Geneva UN High Commissioner for Refugees Global Refugee Forum in Geneva 

Papa: të premten takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-Së, Guterres

Të premten e ardhshme, më 20 dhjetor, në ora 9.45 në Pallatin Apostolik në Vatikan, Papa Françesku do të pret në audiencë Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

R.SH. - Vatikan

Të premten e ardhshme, më 20 dhjetor, në ora 9.45 në Pallatin Apostolik në Vatikan, Papa Françesku do të pret në audiencë Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterrez, Papa Françesku qenë gjithnjë zë i fuqishëm në mbrojtje të multilateralizmit dhe të përpjekjeve humanitare. Është Personaliteti që përsërit vazhdimisht se në botë duhen ndërtuar ura, jo mure.

Ne pyetjen se për çfarë do të diskutoni me Françeskun e si mund t’ju ndihmojë për zgjidhjen e problemeve  të Kombeve të Bashkuara?, Sekretari i Përgjithshëm iKombeve të Bashkuar , Antonio Guterrez tha:

“Desha ta takoj Atin e Shenjtë, që t’i shpreh vlerësimin tim për punën e tij. Eshtë zë i fortë, kur bëhet fjalë për krizën klimaterike, për varfërinë  e pabarazinë, multilateralizmin, mbrojtjen e refugjatëve e të migrantëve, çarmatimin e shumë e shumë çështje të tjera, tejet të rëndësishme. Përmes punës së tij, Papa po kontribuon për realizimin e shumë objektivave tona, duke përfshirë edhe problemet për zhvillimin e qëndrueshëm, luftën kundër ndryshimeve klimaterike dhe promovimin e kulturës së paqes. Të ndërtosh ura është analogji e mirë, ndërsa diskutojmë për problemet që sapo i përmenda. Shpresoj të zbuloj sesi mund ta forcojmë bashkëpunimin tonë për të bërë pikërisht këtë: për të ndërtuar ura, që të kemi më tepër rezultate për njerëzit, të cilët kanë më shumë nevojë”.

17 dhjetor 2019, 16:36