Kërko

2019.12.10 Messa Santa Marta 2019.12.10 Messa Santa Marta 

Papa: të mos ankohemi, Zoti ngushëllon dhe ndëshkon me butësi

Papa Françesku, në predikimin e Meshës kremtuar në Shën Martë, i përgjigjet pyetjes që del nga leximet e liturgjisë së ditës "Si ngushëllon dhe korrigjon Zotin? e kujton se Hyji është bari i mirë, që përkëdhelë atë që i afrohet dhe kërkon falje e hapet ndaj dhuratës së hirit të pajtimit".

R.SH. - Vatikan

Zoti e udhëheq popullin e vet, e ngushëllon, por edhe e korrigjon e ndëshkon me mëshirën e një babai, si një bari që “i bart qengjat në kraharor dhe i udhëheq me butësi delet  nënë". Kështu Papa Françesku, në homelinë e Meshës së mëngjesit kremtuar në kapelën e shtëpisë së Shën Martës, në Vatikan,  u përgjigjet pyetjeve "Si ngushëllon, si korrigjon Zoti?" nxitur nga liturgjia e sotme.

Leximi  Parë i liturgjisë së sotme, në fakt, është një fragment nga libri i ngushëllimit të Izraelit që është Libri i Isaisë profet (Is 40,1-11), i cili hapet, shpjegoi Papa, me "një kumt shprese".  "Ngushëllojeni, ngushëllojeni popullin tim",  kështu i referohet Profeti fjalëve të Zotit, "flisni zemrës së Jerusalemit, dhe klithni atij se mori fund skllavëria e tij, u shpërblye paudhësia e tij, sepse ka marrë prej dorës së Zotit ndëshkim të dyfishtë për të gjitha mëkatet e veta”.

Zoti i lumturon ata që janë të gëzuar

"Zoti, pra, na ngushëllon gjithmonë - theksoi Papa  –  nëse ne lejojmë të ngushëllohemi prej Tij”.  Zoti, sqaroi Ati i Shenjtë Bergoglio, "korrigjon me ngushëllim, por si?". E shohim nga një tjetër fragment i Librit të Isaisë, ku flet për Zotin Bariun e Mirë, i cili  "me dorën e tij" e mbledhë grigjën ,"në dorë i merr qengjat, ngrykë i mbart" dhe me butësi u prinë "deleve nënë". Papa e përsëriti fragmentin e Librit të Isaisë profet për ata që e dëgjonin dhe komentoi: "Ky është fragment plot dhembshuri! Si ngushëllon Zoti? Me butësi, me përdëllim. Si korrigjon Zoti? Me butësi. Si dënon Zoti? Me përdëllim”.  "A mund ta imagjinosh  veten – këmbënguli - në kraharorin e Zotit, pasi ke bërë mëkat?”

Zoti i prinë popullit të vet, Zoti e udhëheq popullin e tij, Zoti e korrigjon; dhe unë do të thosha: Zoti dënon me butësi. Pra mos të harrojmë dhembshurinë e Zotit, përkëdheljet e Zotit. Këtë na kumton liturgjia e sotme.  Zoti Zotit nuk ka qëndrim a sjellje didaktike apo diplomatike: dashuria  plot dhembshuri buron nga thellësia e Tij, është gëzimi që Ai ka kur një mëkatar i afrohet. Dhe gëzimi e bën të butë.

Gëzimi i Zotit, para mëkatarit, shndërrohen në përdëllim

Papa Françesku, në vazhdim të homelisë, kujtoi "shëmbëlltyrën e Djalit Plangprishës" dhe të babait që "e pa nga larg" djalin: sepse e priste, "ai u ngjit në tarracë për të parë nëse djali do të kthehej. Zemra e babait".  Dhe kur djali mbërrin e fillon të flasë", babai ia ndal gojën dhe bën festë. Kjo është "afërsia e butë e Zotit", komentoi akoma Papa. Në Ungjill përmendet edhe bariu, ai që ka njëqind dele, prej të cilave një të humbur. “A nuk do t'i lërë bariu 99-tat në male dhe nuk do të shkojë e të gjejë delen që ka humbur?" citoi Papa Françesku Ungjillin. Dhe " në kur e gjeti atë, u gëzua më shumë për delen e gjetur se sa për 99 delet tjera që nuk kishin humbur”. Ky është “gëzimi i Zotit para një mëkatari”, “ para nesh kur e pranojmë faljen e Tij, kur i afrohemi Zotit për të na falur”. Atëherë provojmë gëzimin e Zotit që shndërrohet në përdëllim, e përdëllimi Tij na ngushëllon” .  

Të mos ankohemi, Zoti i falë mëkatet tona

"Shpesh herë - shpjegoi Papa - ne ankohemi për vështirësitë që kemi: djalli do që ne të biem në frymën e trishtimit", "të hidhërimit të jetës" ose "të mëkateve tona". Dhe kujtoi: "Kam njohur një person të përkushtuar ndaj Zotit të cilin e quanin 'Ankesë', sepse nuk arrinte të bënte asgjë tjetër përveçse të ankohej", kishte fituar" çmimin Nobel të ankesave."

Por sa herë ankohemi, ankohemi dhe shumë herë mendojmë se mëkatet e, kufizimet tona njerëzore nuk mund të falen. Dhe aty, vjen zëri i Zotit e thotë "Unë të ngushëlloj, jam afër teje", dhe na merr me butësi. Zoti i fuqishëm që ka krijuar qiejt dhe tokën, Zot-hero, nëse mund të shprehem kështu, vëllai jonë, që e la veten të shkojë deri në kryq për të vdekur për ne, është i aftë të na përkëdhelë e thotë: "Mos qaj".

Të ngushëllohemi nga Ati si vejusha e Nainit

"Me sa butësi," vazhdoi Papa Françesku homelinë gjatë meshës së mëngjesit - Zoti Jezus do të jetë kujdesur për vejushën e Nainit kur i tha: "Mos qaj”. Ndoshta, para arkivolit të djalit të saj, e përkëdheli para se t'i thoshte "Mos qaj”. Sepse "vërtetë ishte tmerr, aty”. Pra, “duhet të besojmë në këtë ngushëllim të Zotit, sepse pas "është hiri" i faljes.

"O Atë, kam kaq shumë mëkate, kam bërë shumë gabime, në jetë,-  e Zoti më thotë – më lejo të të ngushëlloj..."  - Por kush më ngushëllon? - "Zoti “ – “ E ku duhet të shkoj?"- "Për të kërkuar falje: shko, shko! Ji guximtar. Hape derën. Dhe Zoti do të përkëdhelë”. Ai do të afrohet me butësinë e një babai,  të një vëllai: si bariu që kullotë grigjën dhe me dorën e tij e mbledhë, bart  në krah qengjat e deleve nënë u prijnë me butësi, kështu edhe Zoti na ngushëllon

10 dhjetor 2019, 14:56