2019.12.20 Papa Francesco al liceo Albertelli. 2019.12.20 Papa Francesco al liceo Albertelli.  

Papa, studentëve: jini koherentë me fenë tuaj

Takimi i Papës me nxënësit e shkollës së mesme Albertelli u mbajt në oborr, " duhet të jemi koherent me fenë tonë e të respektojmë besimin e tjerëve".

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku bëri sot në mëngjes një vizitë surprizë në shkollën e mesme ‘Polo Albertelli’, në lagjen romake Esquilino. Ati i Shenjtë Bergolio u përshëndet me duartrokitjet nga studentët dhe mësuesit e shkollës në hyrjen të në Institut.

Papa foli me studentët e shkollës së mesme ‘Polo Albertelli’ për vetminë, e cila kur jetohet keq, çon në melankoli, pastaj u ndal te dashuria falas, e lirë, një rrugë e vështirë, që të çon në "krasitje" të vetvetes, në durim, në "sakrifica të vogla".

Në përgjigje të një pyetjeje rreth bashkëjetesës ndërmjet kulturave e feve të ndryshme, Papa foli rreth migracionit, edhe në vendlindjen e tij, në Argjentinë, dhe sesi marrëdhënia ndërmjet kulturave e feve çon në nevojën për të jetuar së bashku. Duke ju drejtuar jobesimtarëve, Ati i Shenjtë  Bergoglio nënvizoi vlerën e dëshmisë, sepse zgjon kureshtjen ndaj Ungjillit dhe fesë.

"Ti duhet të jesh koherent me fenë tënde", “ nuk mund t’u thuhet" të rinjve hebrenj ose myslimanë, "eja e konvertoju”. Ky mesazhi që Papa Françesku u drejtoi, gjatë takimit të papritur, studentëve të shkollës së mesme Pilo Albertelli të Romës. "Kjo koherencë do t'ju bëjë të pjekur. Nuk jemi në kohën e Kryqëzatave", shtoi Papa Bergolio që takoi djemtë e vajzat në oborrin e Institutit. Papa mbërrini në shkollën e lagjes romake Esquilino me një auto të thjeshtë ngjyrë blu.

20 dhjetor 2019, 14:47