Kërko

Papa në selinë e re të Scholas Occurrentes Papa në selinë e re të Scholas Occurrentes 

Papa përuron selinë e “Scholas Occurrentes” në Romë

Papa Françesku përuroi sot pasdite selinë e re të Fondacionit papnor “Scholas Occurrentes” në Romë. Të pranishme në ngjarje edhe bashkëshortet e presidentëve të Argjentinës, Brazilit, Paraguajit, Kolombisë dhe Belizes.

R.SH. - Vatikan

Në fjalën e shkurtër me këtë rast, Ati i Shenjtë nënvizoi rëndësinë e “poezisë dhe të krijimtarisë: burrat e gratë o janë krijues – vuri në dukje Papa – o nuk rriten, nuk zhvillohen”. Më pas, Françesku theksoi se, siç bëhet në Scholas, duhet tw ecim “të gjithë së bashku”, pa prozelitizëm, por duke i lënë njerëzit të lirë.

Ati i Shenjtë  Bergoglio festoi kështu, me të rinjtë e “Scholas Occurrentes”, gjysëmshekullin e meshtarisë. Ishin të pranishëm të rinj formues të Fondacionit nga Japonia, Argjentina, SHBA-te, Haiti, Izraeli, Mozambiku, Meksika, Spanja, Italia dhe Kolombia. Nga Roma, Papa u lidh në videokonferencë me selinë e re të Los Anxhelesit në SHBA-të. Selia e re e Fondacionit, që siguron shkollë dhe edukim për të rinjtë në vështirësi, në gjithë botën, ndodhet në Pallatin e Shën Kalistit në Romë, në zonën e njohur të Trasteveres.

13 dhjetor 2019, 18:53