Kërko

Takimi i Papës me redaktorët e revistës së jezuitëve “Aggiornamenti Sociali” Takimi i Papës me redaktorët e revistës së jezuitëve “Aggiornamenti Sociali” 

Papa për redaktorët e “Aggiornamenti Sociali”: dialog me fetë e tjera

Papa priti në Sallën e Koncistorit, një grup prej rreth 50 vetësh, rregulltarë e laikë, të angazhuar në revistën e jezuitëve “Aggiornamenti Sociali”. Ati i Shenjtë e dorëzoi fjalën e përgatitur dhe foli pa letër.

R.SH. - Vatikan

Të promovohen rastet e takimit e të veprimit të përbashkët të të krishterëve me besimtarët e feve të tjera, por edhe me gjithë njerëzit vullnetmirë: kjo qe këshilla e Papës Françesku në fjalën për redaktorët dhe bashkëpunëtorët e revistës së jezuitëve italianë “Aggiornamenti sociali” (Azhurnime shoqërore). Ati i Shenjtë ua dorëzoi fjalën e përgatitur, pa e lexuar, dhe i përshëndeti lirshëm përzemërsisht.

         Të hysh në dialog, nënvizon Papa, do të thotë “të matesh me frikën stërgjyshore dhe me tensione tepër të rrënjosura: disa kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërfetare; të tjera, me kundërvëniet ndërmjet ‘laikëve’ e ‘katolikëve’, që përshkojnë historinë italiane; të tjera akoma - e nuk duhet t’i harrojmë, madje, kanë nevojë për vëmendje të veçantë – janë të brendshme të korpit kishtar”.

         “Por – nënvizon Papa Françesku – nëse nuk do të arrijmë ta bashkojmë gjithë familjen njerëzore, nuk do të jetë e mundur të vijojmë kërkimin e një zhvillimi të qëndrueshëm e të gjithanshëm”.

06 dhjetor 2019, 14:58