Kërko

2019.12.15 Santa Messa per la Comunita' Filippina 2019.12.15 Santa Messa per la Comunita' Filippina 

Papa: ‘Nё Krishtlindje tё bёhemi mjete tё dashurisë sё Zotit pёr tё varfrit

Në predikimin e Meshës, kremtuar në Bazilikën e Shën Pjetrit për komunitetit katolik tё Filipineve në Romë, Papa pohoi se emigrantët dhe fëmijët e emigrantëve të lindur në Itali kanё një mision të veçantë: ta bëjnë fenё e tyre "tharm" në bashkësitë famullitare “të cilave u përkisni sot”, për të ndërtuar se "bashkim në shumëllojshmëri" që përbën një veçori dalluese tё Mbretërisë së Zotit.

R.SH. - Vatikan

"Ndërsa banorët e periferive tё shoqёrisё vazhdojnë të jenë akoma shumë, ne duhet t'i kërkojmë Zotit të ripёrtёrie mrekullinë e Krishtlindjes çdo vit, duke ofruar veten si vegla të dashurisë së tij të mëshirshme ndaj personave qё janё të fundit e shoqërisë". Kёshtu pohoi Papa Françesku në homelinё e Meshës, kremtuar pasdite në Bazilikën e Shën Pjetrit, për komunitetin katolik tё Filipineve në Romë.

"Shpëtimi i Zotit u ofrohet të gjithëve - shpjegoi Papa duke komentuar  leximin e parё nga Isiaia profet qё na thёrret tё gjithёve tё “gёzohemi pёr ardhjen e Zotit” – e, nёnvizoi se Zoti tka një dashuri e përdëllim të veçantë për ata qё janё më të cenueshëm, më tё brishtë, tё varfrit e popullit të tij. Nga fjalët e Psalmit 146 (145)  mësojmë se ka njerёz tjerë të cenueshëm qё meritojnë vështrimin e dashurisë sё veçantë prej Zotit: janё të nëpërkëmburit, tё varfrit dhe të burgosurit, të panjohurit, ardhacakët, bonjakët, të varfrit, të kërrusurit. Ata janë banorët e periferisë sё shoqёrisё dje dhe sot".

"Në Jezu Krishtin - shtoi Papa - dashuria shpëtimprurëse e Zotit është bërë e prekshme: tё verbërve u kthehen sytë, tё çalët ecin, tё gërbulurit pastrohen, të shurdhrit dëgjojnë, të vdekurit ringjallen,  tё varfërve u kumtohet Ungjilli – Lajmi i Mirё. Këto janë shenjat që shoqërojnë realizimin e Mbretërisë së Zotit. Jo trumbetimet apo triumfet ushtarake, as gjykimet e as dënimet e mëkatarëve, por çlirimi prej sё keqes dhe shpallja e mëshirës dhe e paqes”.

16 dhjetor 2019, 09:55