Kërko

Migranti: Unhcr, naufragio in Libia con 114 dispersi  Migranti: Unhcr, naufragio in Libia con 114 dispersi  

Thirrja e Papës në Ditën e Migrantëve

Tweet i Papës, me rastin e Ditës ndërkombëtare të migrantëve

R. SH. - Vatikan

Në Ditën botërore të të drejtave të migrantëve, Papa, përmes një tweet-i, bën thirrje për mirëpritjen, mbrojtjen, integrimin e tyre. Për këtë na flet demografja, specialiste e flukseve migratore, Laura Terzera:

Tek Papa, migrantët e Lesbos të ardhur në Itali

E  nesër, e enjte, 19 dhjetor, Françesku do të takohet me migrantët e ardhur nga Lesbo. Nëse flasim për migrantë, situatat janë tejet të ndryshme. Në çdo rast, specialistët këshillojnë studim serioz, të lidhur ngushtë me rethanat historike të fenomenit.

Mbrojtja e së drejtës të strehimit, në porositë e OKB-së

Dje, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterrez, kërkoi të mbrohet e drejat e strehimit që - shpjegoi- sulmohet, në një çast kur të gjithë kufijtë e portat mbyllen para refugjatëve, deri para fëmijëve, Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, më se 70 milionë vetë detyrohen të ikin nga vendet e tyre. Numër i pashoq! Ndërmjet emergjencave, duhet kujtuar  tragjedia e mbylljes në burgje, siç është rasti i Libisë, ku sivjet  u rimbyllën në qeli rreth 9000 njerëz, që kishin provuar të kalonin në Evropë e ku OKB-ja denoncon se jetojnë në kushte të pabesueseme. Në përgithësi, prirja nuk është mikpritja. Pëkundrazi!

18 dhjetor 2019, 13:24