Kërko

 Aksidenti ajror në Kazakistan Aksidenti ajror në Kazakistan 

Papa Françesku: ngushëllim për viktimat e aksidentit ajror në Kazakistan

“Si mori, me trishtim, lajmin për aksidentin ajror në Almaty, Shenjtëria e tij Françesku u shpreh ngushëllimet të gjithë atyre, që u prekën nga kjo tragjedi”.

R. SH. - Vatikan

“Si mori, me trishtim, lajmin për aksidentin ajror në Almaty, Shenjtëria e tij Françesku u shpreh ngushëllimet të gjithë atyre, që u prekën nga kjo tragjedi”. Kështu shkruan Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, në një telegram ngushëllimi, dërguar në emër të Papës, drejtuar autoriteteve civile e kishtare vendase, për viktimat dhe të plagosurit e aksidentit ajror, që ndodhi dje pranë Almaty, në Kazakistan.

“Ati i Shenjtë - vijon telegrami - lutet posaçërisht për pushimim e pasosur të të vdekurve e për shërimin e të plagosurve. I kërkon Zotit të  gjithëpushtetshëm t’u japë forcë  e paqe të gjithëve, e posaçërisht atyre, që po japin ndihmesën në operacionet e shpëtimi”.

27 dhjetor 2019, 15:09