Papa pret kryemnistrin sllovak Peter Pellegrini Papa pret kryemnistrin sllovak Peter Pellegrini 

Në audiencë tek Papa, kryeministri sllovak Peter Pellegrini

Në qendër të bisedimeve të përzemërta, tema me karakter ndërkombëtar e e rajonal, si situata në Ukrainë dhe në Ballkanin perëndimor, ndërhyrjet e reja legjislative në favor të bashkësive fetare, pakicat kombëtare, promovimi i lirisë së besimit, mikpritja dhe drejtësia shoqërore.

R. SH. - Vatikan

Sot Papa Françesku priti në audiencë, në Vatikan, kryeministrin e Republikës Sllovake, Peter Pellegrini, i cili më pas u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta, u fol kryesisht për marrëdhëniet e mira dypalëshe, me urimin që të fuqizohen më tej, posaçërisht në fushën e edukimit. U komentuan, më pas, edhe ndërhyrjet e fundit legjislative në favor të bashkësive fetare, duke prekur disa tema lidhur me lirinë fetare, mikpritjen e drejtësinë shoqërore. Së fundi, në dritën e Këshillit të Ministrave të OSBE-së, mbajtur në Bratislavë, nën presidencën sllovake, u trajtuan edhe tema me karakter ndërkombëtar e rajonal, me vëmendje të veçantë tek situata në Ukrainë e në Ballkanin perëndimor.

09 dhjetor 2019, 14:29