Papa me Dusko Markovic, kryeministër i Malit të Zi Papa me Dusko Markovic, kryeministër i Malit të Zi 

Në audiencë tek Papa, kryeministri i Malit të Zi Duško Marković

Bashkëjetesa ndëretnike e ndërfetare, projekti evropian, sfidat rajonale dhe fenomeni migrator: këto, tematikat ndërkombëtare, në qendër të audiencës tek Papa të kryeministrit të Malit të Zi, në detyrë nga nëntori 2016.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku priti në audiencë Duško Marković, kryeministër i Malit të Zi, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot  Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve - sipas një komunikate të Sallës vatikanase të Shtypit, u  fol për marrëdhëniet e mira dypalëshe, me urimin që të forcohen më tutje. U vu në dukje, në mënyrë të posaçme, vlera e bashkëjetesës së harmonishme ndëretnike e ndërfetare, që karakterizon identitetin mijëravjeçar malazez.

Së fundi, u shkëmbyen mendime mbi disa tema me karakter  ndërkombëtar, kryesisht mbi ardhmërinë e projektit evropian, mbi sfidat aktuale rajonale dhe fenomenin migrator.

14 dhjetor 2019, 14:47