Kërko

6-04-2016 Visita Papa Francesco ai rifugiati nell'Isola di Lesbo  6-04-2016 Visita Papa Francesco ai rifugiati nell'Isola di Lesbo  

Migrantët: Papa nesër do të takohet, në Vatikan, me refugjatë të ardhur nga Lesbo

Nesër, pas audiencave të mëngjesit, Papa do të takojë disa refugjatë, të ardhur kohëve të fundit nga Lesbo.

R. SH. - Vatikan

Nesër, pas audiencave të mëngjesit, Papa do të takojë disa refugjatë, ardhur kohët e fundit nga Lesbo me korridoret humanitare. Së bashku me ta, do të vendosë një kryq në hyrje të Pallatit Apostolik, nga Oborri i Belvederes, në Vatikan, në kujtim të emigrantëve dhe refugjatëve. Për këtë rast, njofton Vatikani, parashikohet edhe prania e mediave.

Qëllimi kryesor i kësaj audience është t’u ofrohet ngushëllim e mbështetje gjithë këtyre refugjatëve. E Papa Françesku ka nënvizuar shpesh herë se “refugjatët nuk janë numra, por janë njerëz: kanë fytyra, emra, histori e si të tillë edhe duhen trajtuar”.  Kështu, edhe ky takim i nesërm me refugjatët, është një shenjë e mëtejshme e vëmendjes dhe dashurisë që Papa e me të edhe Kisha ka për fatin e mijëra njerëzve që janë emigrantë e refugjatë, të shpërfillur nga shoqëria bashkëkohore, por jo nga Krishti, që shkon t’i takojë e ndihmojë përmes dishepujve të vet.

18 dhjetor 2019, 13:18