Kërko

 Kirografi i Papës për  La Civilità Cattolica Kirografi i Papës për La Civilità Cattolica 

Mesazh i Papës për 170-vjetorin e revistës “La Civiltà Cattolica”.

Me rastin e njëqind e shtatëdhjetë vjetorit të themelimit (1850-2010) të Revistës “Qytetërimi Katolik” të Jezuitëve, Françesku i dërgoi drejtorit një kirograf.

R. SH. - Vatikan

Me rastin e njëqind e shtatëdhjetë vjetorit të themelimit (1850-2010) të Revistës “Qytetërimi Katolik” të Jezuitëve, Françesku i dërgoi drejtorit një kirograf, mesazh i shkruar me dorë, i cili do të duket mbi kapakun  e fashikullit të parë të janarit 2020. “Ju falënderoj për ndihmën që më jepni edhe mua”- shkruan Papa - “ju uroj të jeni krijues”; “ta shqyrtoni e ta luftoni urrejtjen, shpirtvogëlsinë, paragjykimin”.

“170 vjet më parë Piu IX i kërkoi Shoqërisë së Jezusit të themelojë ‘Qytetërimin Katolik’. Që aso kohe revista e shoqëron besnikërisht Papën. E Papa e falënderon për ndihmën, që i jep.

Vijoni  ta jetoni dinamikën ndërmjet jetës e mendimit - shkruan Françesku - me sy që dëgjojnë e duke e ditur  se ‘La Civiltà Cattolica’ është e samaritanit të mirë.

Ju uroj të jeni krijues në Zotin, duke zbuluar rrugë të reja, edhe falë frymëmarrjes ndërkombëtare, që e gjallëron revistën; nga faqet e së cilës  lartohen e dëgjohen zëra  nga shumë kufij.

Shqyrtojini gjuhët, luftojeni urrejtjen, shpirtvogëlsinë, paragjykimin. E, posaçërisht, mos pranoni të bëni propozime arnash a sintezash abstrakte; pranojeni sfidën e shqetësimeve vërshuese të kohës së sotme, në të cilën Zoti është gjithnjë në veprim”.

30 dhjetor 2019, 13:31