Kërko

Vatican News
 Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot  (ANSA)

Françesku për banorët e tokave të ndotura kërkon drejtësi e mbrojtje të shëndetit

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku përshëndeti një delegacion banorësh nga troje italiane “tejet të ndotura” që, kujtoi, “dëshirojnë një cilësi më të mirë të ambientit dhe mbrojtjen e duhur të shëndetit”. Don Patricello, famullitar i “Tokës së zjarreve”, kujton se problemi i mbeturinave helmuese dhe i flakadaneve nuk është zgjidhur akoma.

R. SH. Vatikan

Në përfundim të Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku i drejtoi një përshëndetje të posaçme delegacionit të qytetarëve italianë, që jetojnë në territore  tepër të ndotura  e “dëshirojnë një cilësi më të mirë të ambientit dhe mbrojtjen  e duhur të shëndetit”. Preku, kështu, edhe një herë problemin e mprehtë të kujdesit për gjithësinë, në qendër të papnisë së tij. Në delegacion bënte pjesë edhe Don Maurizio Patricello, famullitar i  famullisë së Shën Palit Apostull, në Caivano, provinca a Napolit, meshtar-simbol në luftën ambientale, në ato troje, që njihen me emrin “Toka e zjarreve”.

“Problemi i mbeturinave helmuese dhe i zjarreve nuk është zgjidhur absolutisht - theksoi -  e ka të drejtë të plotë Papa Françesku, kur vë në qendër njeriun, zhvillimin e tij të gjithanshëm!”.

22 dhjetor 2019, 14:14