Kërko

Vatican News

Papa Françesku, highlights e 2019-tës

Shtatë shtegtime apostolike, 11 kombe të vizituara. E më se 500 homeli e fjalime, Lutje të Engjëllit të Tënzot e të Mbretëreshës Qiellore. Për Papën, viti që po numëron ditët e fundit pati gjithnjë ritme të jashtëzakonshme e çaste që do të mbeten jo vetëm në historinë e Papnisë. Ja një “xhirim” i figurave më të bukura.

R. SH. - Vatikan

Nga horizontet e Panamasë, festa ndërmjet dy oqeaneve me të rinjtë e DBR-së, në albumin shpirtit, shpalosur në kulmin e Kohës së Ardhjes, në faqet e të cilit Jorge Mario Bergoglio rigjen 50 vjet hapash e vendimesh, që do ta çonin  nga meshtaria, në Katedrën e Shën Pjetrit. Dita botërore e rinisë, e kremtuar në janar dhe përvjetori i shugurimit meshtarak, më 13 dhjetor, për Papën Françesku janë, në një farë mënyre, alfa e omega  e një viti, jetuar vazhdimisht “në dalje”, brenda e jashtë mureve Leonine.

Filli i kuq

Ndërsa statistikanët e historianët hedhin dritë të re mbi analet e Papnisë, kujtesa kolektive, tejet sensibile dhe sensibilizuese nga figurat e epokës sonë, që përdor tipe të ndryshme mediash, kërkon një fill të kuq për t’i rijetuar e për t’i rikuptuar nga afër ngjarjet që, gjatë 12 muajve, ndihmuan  për ta modeluar fytyrën e Selisë së Shenjtë, të Kishës universale e të një numri të panumërueshëm ndërgjegjesh.

Në shtëpi, e jashtë saj

E atëhere rrokaqiejtë e qytetit të istmit, ku  naltohet Kryqi i të rinjve, shndërrohen në ato të Abu Dabit, nën hijen e të cilave Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azhar bëjnë, në dialogun islamo-kristian, një hap përpara, vlerat e vështirësitë e të cilit janë ende për t’u kuptuar. E akoma rrokaqiejtë janë në sfond të harkut të thjeshtë që, drejt fundvitit, çon në shtëpitë e botës kujtimin e shfarosjes bërthamore të Hiroshimës e Nagasakit si dhe një dënim të padëgjuar, për kë tregton armë të afta që prodhojnë tmerre të këtilla. Por Papa nuk është vetëm shtegtar. Është edhe “zot shtëpie”. krijon e strehon çaste, të cilat e shtyjnë përpara kufirin e Kishës, gjithnjë më pranë periferive ekzistenciale e gjeografike, që Françesku i kërkon e i përqafon. Takimi për mbrojtjen e të miturve si dhe Sinodi kushtuar Amazonës, kremtuar në Vatikan, janë dy shembuj të kësaj dëshire.

Dy shtylla të një historie

Është  padyshim e pamundur ose e papranueshme për ritmet multimediale aktuale “ta videotregosh” vitin e Papës, duke i numëruar të gjitha ngjarjet, një për një. Duhen zgjedhur, detyrimisht! Mund të duket mortifikim, por, po ta shikosh mirë, të krijon mundësinë ta bësh ikonë e ta lartosh në simbol, atë që hapi një udhë të veçantë ose që vuri një gur themeli. E pastaj nuk është edhe aq e vështirë që, mbi këto shtylla, ta përfytyrosh edhe pjesën tjetër të ndërtesës.

31 dhjetor 2019, 12:25