Kërko

Françesku i lutet Zotit t’i japë paqe, pajtim e harmoni popullit irakian

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa shprehu shqetësimin e tij për situatën në Irak.

R. SH. - Vatikan

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa shprehu shqetësimin e tij për situatën në Irak, ku numërohen tashmë dhjetra të vdekur, gjatë reagimit kundër protestave të irakianëve që, prej muajsh, kërkojnë kushte më të mira jetese.

Zemra dhe sytë e Papës u drejtuan edhe një herë kah populli irakian sot në mesditë, në përfundim të lutjes mariane.

Fjalët e Papës për Irakun

“E ndjek me shqetësim situatën në Irak. Mora vesh me dhimbje se manifestimet  e protestës të ditëve të shkuara, u pritën me një reagim, që shkaktoi dhjetra viktima. Lutem për të vdekurit e për të plagosurit; jam pranë familjarëve të tyre edhe mbarë popullit irakian”.

 

01 dhjetor 2019, 13:52