Kërko

POPE FRANCIS THAILAND POPE FRANCIS THAILAND 

Telegramet e Papës gjatë fluturimit për në Tailandë

Trembëdhjetë shtete u përshkuan gjatë fluturimit me avionin papnor nga Roma e deri në zbritjen sot herët në mëngjes në Bangkok. Në mesazhet drejtuar krerëve të shteteve të ndryshme, lutja e Papës Françesku për paqen dhe prosperitetin e vendeve të tyre.

R.SH. - Vatikan

“Dishepuj të Krishtit e dishepuj misionarë” – kjo motoja e etapës së parë të shtegtimit apostolike të Papës në Tajlandë, ndërsa Motoja  e shtegtimit të Atit të Shenjtë në Japoni është “Të mbrohet çdo jetë”.  Ndersa paqja dhe çarmatimi atomik, nxitja e dialogut ndërfetar, mbrojtja e jetës dhe mjedisit. Mbështetja e pakicave të vogla katolike të pranishme në Tailandë dhe Japoni, janë temat kryesore të udhëtimit të 32-të të Papës Françesku, që filloi mbrëmë nga aeroporti romak i Fiumicinos drejt kryeqytetit të Tailandës, Bangkok, ku mbërrini sot herët në mëngjes. Si zakonisht, gjatë udhëtimit me avion Papa u dërgoi telegram kryetarëve të shteteve mbi të cilat fluturoi avionin papnor.

Përshëndetja e Papës Italisë

Në momentin e largimit nga Italia Papa Françesku i dërgoi një mesazh Presidentit të Italisë, Sergio Matarela, në të cilin shpjegoi arsyet e udhëtimit të tij apostolik në Azi me "dëshirën e thellë për t’i takuar vëllezërit në fe dhe banorët e këtyre kombeve fisnike". Ati i Shenjtë Françesku pastaj përshëndeti presidentin dhe popullim italian, shoqëruar me "urime të përzemërta paqeje dhe bashkëpunimi reciprok për të mirën e përbashkët".

Lutja për paqen për vendet që përshkoi me avion

Papa Françesku përshkoi pastaj hapësirën ajrore të Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë, vendin që e pati vizituar me kënaqësi majin e kaluar. Bekim e lutje  drejtuar Zotit për paqe, gëzim dhe prosperitet ua drejtoi krerëve të shteteve dhe qytetarëve të këtyre vendeve. Bekim hyjnor dhe urime të ngjashme për paqe e mirëqenie Papa ua dërgoi presidentëve e popujve të Turqisë, Iranit, Afganistanit, Pakistanit, Indisë dhe Mianmarit, këto, pra, janë shtetet tjera që u përshkuan nga avioni papnor para se të mbërrinte sot në mëngjes në Bangkok.

20 nëntor 2019, 12:39