Papa Françesku priti në Vatikan, Imamin e madh të Al-Azharit, Ahmed Al-Tayeb Papa Françesku priti në Vatikan, Imamin e madh të Al-Azharit, Ahmed Al-Tayeb 

Tek Papa, Imami i Madh i Al-Azharit, Ahmed Al-Tayeb

Gjatë takimit të përzemërt, u kujtua udhëtimi i fundit i Papës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u paraqitën nismat e Komitetit për arritjen e objektivave të Dokumentit për Vëllazërimin Njerëzor. U fol edhe për temën e mbrojtjes së të miturve në botën dixhitale.

R.SH. - Vatikan

Sot paradite, Papa Françesku priti në Vatikan, Imamin e madh të Al-Azharit, Ahmed Al-Tayeb, shoqëruar nga zv.kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Saif bin Zayed Al Nahyan, nga ambasadori i Republikës së Egjiptit në Selinë e Shenjtë, Mahmoud Samy dhe nga disa personalitete e përfaqësues të Universitetit të Al-Azharit dhe të Komitetit të Lartë për arritjen e objektivave të Dokumentit për Vëllazërimin Njerëzor, për paqen botërore dhe për bashkëjetesën, formuar gushtin e kaluar. Nga ana e Selisë së Shenjtë, ishin të pranishëm kardinali Miguel Angel Ayuso Guixot, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, dhe imzot Yoannis Lahzi Gaid, sekretar i Atit të Shenjtë.

Gjatë bisedimeve të përzemërta, u fol mbi temën e mbrojtjes së të miturve në botën dixhitale, u kujtua udhëtimi i fundit i Papës Françesku në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u diskutua për nismat e Komitetit të Lartë për arritjen e objektivave të Dokumentit për Vëllazërimin Njerëzor, gjatë këtyre muajve, që nga themelimi i tij.

Së fundi, anëtarët e Komitetit i paraqitën Atit të Shenjtë anëtaren e re të tij, Dr. Irina Georgieva Bokova, bullgaren, që ka qenë në krye të Unesco-s, nga viti 2009 deri në vitin 2017, dhe i shpjeguan Atit të Shenjtë projektin e “Shtëpisë së Abrahamit”, pëuruar në Nju Jork, shtatorin e kaluar.

15 nëntor 2019, 16:38