A boy scout lights candles during a tribute for departed soldiers on All Saints Day at a cemetery in Taguig City A boy scout lights candles during a tribute for departed soldiers on All Saints Day at a cemetery in Taguig City 

Papa: sot kujtojmë ata, që arritën atje, ku është dashuria

Ditën kur Kisha përkujton të dashurit e vdekur, lexojmë këto fjalë ngushëlluese në tweet-in e Papës Françesku: “Sot kujtojmë ata, që ecën para nesh, me shpresë se do t’i takojmë, se do të arrijmë atje, ku është dashuria, që na krijoi e na pret: dashuria e Atit. #Besimtarët e Vdekur”.

R.SH. - Vatikan

Të krishterët e besojnë plotësisht se do të arrijnë një ditë tek caku, sepse vërtet jeta është e papritur e madhe, po vdekja do të jetë edhe më e madhe. Kthesë, në rrugën e jetës. Kur njeriu vdes, kapitulli i tij në librin e jetës nuk shlyhet, përkthehet në gjuhën e qiellit. Gjuhë e misterit. Prandaj një analfabet i vdekur një orë më parë, ka dijeni për universin më shumë se  të gjithë shkencëtarët, marrë së bashku.

Dita, që druhemi se do të jetë e fundit, në të vërtetë është ditëlindja në amshim. Nuk duhet të kemi frikë pra, por ta shikojmë vdekjen si shpikja më e madhe e jetës, sepse na  mbart nga toka, në qiell, zhduk të vjetrën, për t’i hapur rrugën së resë së pamort. Njerëzit e botës së kamur, që jetojnë si të mos u vinte kurrë ora e vdekjes, vdesin si të mos kishin jetuar kurrë.
Ndërsa për besimtarët, nuk mund të vdesë, çka është e amshueshme! Për ta, edhe vdekja do të vdesë një ditë!

02 nëntor 2019, 15:59