2018.11.02 Visita al Cimitero Laurentino 2018.11.02 Visita al Cimitero Laurentino 

Papa: t’ia besojmë Zotit të dashurit tanë që kanë vdekur

Tweet i Papës: "Miq të dashur, në këtë muaj nëntor, jemi të ftuar të lutemi për të #vdekurit. T’ia besojmë Zotit, veçanërisht në Eukaristi (Meshë), anëtarët e familjes sonë, miqtë dhe të njohurit, duke u ndjerë pranë tyre në shoqërinë shpirtërore të Kishës. #AudiencaPërgjithshme" (6 nëntor, 2019)

R.SH. - Vatikan

Tweet i Papës: "Miq të dashur, në këtë muaj nëntor, jemi të ftuar të lutemi për të #vdekurit. T’ia besojmë Zotit, veçanërisht në Eukaristi (Meshë), anëtarët e familjes sonë, miqtë dhe të njohurit, duke u ndjerë pranë tyre në shoqërinë shpirtërore të Kishës. #AudiencaPërgjithshme" (6 nëntor, 2019).

Vdekja nuk është fjala e fundit

Papa Françesku lutet për të vdekurit: vdekja nuk është fjala e fundit, sepse “njeriu është paracaktuar për një jetë të pa kufi, që ka rrënjët e veta dhe plotësimin e vet në Hyjin”. Kështu tha Papa Françesku më 02 nëntor 2014, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, në ditën kur liturgjia e Kishës katolike na ftoi të përkujtonim besimtarët e vdekur. Ati i Shenjtë Bergoglio iu lutë Zotit për viktimat e luftëtareve e të dhunës, për të krishterët e vrarë për shkak të fesë së tyre e për ata njerëz që kanë vdekur “pa ngushëllimin sakramental apo që nuk kanë pasur rastin të pendohen”.

Kështu, më 2 nëntor, në ditën e përkujtimit të gjithë besimtarëve të vdekur, Papa bëri thirrje t’i lutemi Zotit për të gjithë ata “që askush nuk i kujton”:
T’i kujtojmë viktimat e luftërave e të dhunës; njerëzit e vegjël të botës të shtypur nga uria e mjerimi. T’i kujtojmë njerëzit anonimë, që pushojnë në varreza të përbashkëta. T’i kujtojmë vëllezërit e motrat e vrarë vetëm pse qenë të krishterë; e të gjithë ata që kanë flijuar jetën për t’u shërbyer të tjerëve. Në mënyrë të veçantë t’ia besojmë Zotit ata persona që na kanë lënë gjatë vitit të fundit”.

E nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, lutja e Papës Françesku më 2 nëntor 2014 u lartua për t’ia besuar Hyjit “njerëzit që e kanë lënë këtë botë për amshim”. Zoti, vijoi Ati i Shenjtë, pret “mbarë njerëzimin, të cilin e ka shëlbuar me gjakun e çmueshëm të Krishtit”, që vdiq për shpërblimin e mëkateve tona: “O Zot mos i shiko varfëritë, mjerimet e dobësitë tona të mëdha, kur do të paraqitemi para gjyqit tënd, për t’u gjykuar për lumturi apo për dënim”. Papa kërkoj “vështrimin e mëshirshëm” të Zotit, që na shoqëron gjatë “udhës së pastrimit të plotë”, për t’u pranuar në përqafimin e “përdëllimit të pakufishëm”: “Asnjë prej bijve tu të mos humbas në zjarrin e Ferrit, ku nuk mund të ketë më pendim. Ty o Zot, ta besojmë shpirtin e të dashurve tanë, të njerëzve që kanë vdekur pa ngushëllimin sakramental, apo që nuk kanë pasur rastin për t’u penduar as në përfundimin e jetës së tyre”.

E në vazhdim Papa nënvizoi se, dita kushtuar përkujtimit të të vdekurve, është “ngushtë” e lidhur me Solemnitetin e të gjithëve Shenjtorëve, “kështu” si gëzimi edhe lotët – tha Ati i Shenjtë Bergoglio – në Jezu Krishtin gjejnë një sintezë që është themel fesë sonë dhe i shpresës sonë”. “Nga njëra anë, vërtetë, Kisha, shtegtare në histori, gëzohet për ndërmjetësimin e Shenjtorëve e të të Lumturve që mbështesin misionin e kumtimit të Ungjillit; nga ana tjetër, ajo, sikur Jezusi, e ndanë bashkë edhe vajin me ata që vuajnë nga ndarja e njerëzve të dashur, e si Ai dhe falë Atij bënë të jehojë falënderimi ndaj Atit Qiellor që na ka liruar nga pushimi i mëkatit dhe i vdekjes”.

Në këto çaste, tha Papa Françesku, shumë njerëz i vizitojnë varrezat, “vend ku të vdekurit pushojnë” në pritje të zgjimit përfundimtar: “ është bukur të mendosh – shtoi ai – që do të jetë personalisht Jezusi Ai që do të na zgjojë”. Jezusi “ka zbuluar se vdekja e trupit është si gjumë nga i cili Ai na zgjon”. Në anën tjetër, tradita e Kishës gjithmonë na ka nxitur të lutemi për të vdekurit, në mënyrë të veçantë përmes kremtimit eukaristik që, shpjegoi Papa Françesku, “është ndihma më e mirë shpirtërore që ne mund të japim për shpirtin e tyre, posaçërisht për më të braktisurit.

Themeli i lutjes për shpirtin e të vdekurve – vijoi Papa Bergoglio, duke kujtuar mësimet e Koncilit II të Vatikanit – është pikërisht në bashkimin me Korpin Mistik” të Jezu Krishtit. “Përkujtimi i të vdekurve, kujdesi për varrezat dhe lutja për shpirtin e tyre janë dëshmia e besimit plot shpresë, rrënjosur në bindjen se vdekja nuk është fjala e fundit mbi fatin njerëzor, sepse njeriu është paracaktuar për jetën pa kufi, që ka rrënjët e plotësimin e vet në Zotin”.

Nuk e kemi alfabetin, për të folur me të vdekurit

Nuk e kemi alfabetin, që do të na mundësonte të flisnim me të vdekurit – këtë kujtoi Papa në audiencën e përgjithshme të 18 tetorit 2017, me temë “Lum të shuemët, që vdesin në Zotin” - duke i ftuar besimtarët të mendojnë vazhdimisht për fundin e tyre. “Po ju ftoj tani të mendoni për çastin e vdekjes sonë. Secili të mendojë për vdekjen e vet e ta përfytyrojë atë ças, kur Jezusi do të na marrë për dore e do të na thotë: “Ngreju! Eja pas meje!”. Atë çast do të marrë fund shpresa e do të nisë realiteti, realiteti i jetës së pasosur.

Mendojuni mirë - vijoi t’i ftonte besimtarët Papa  gjatë audiencës së përgjithshme të 18 tetorit 2017 - vetë Jezusi do të na vijë pranë e do të na marrë për dore me dhembshuri, me butësi, me dashuri. Prandaj secili nesh ta përsërisë fjalën e Krishtit: “Ngreju, ngreju e eja, ngreju e ringjallu!”.

Kjo porosia e Papës që, gjatë audiencës së përgjithshme të 18 tetorit 2017, kujtoi se paraardhësit tanë patën guximin ta shikonin vdekjen sy më sy, sepse të mirëpërgatitur për orën kur do t’u trokiste në portë. Ndërsa sot nuk e kemi këtë përgatitje, na mungon alfabeti i duhur, nuk i gjejmë fjalët e nevojshme për misterin e vdekjes, që vijon të shtegtojë çdo ditë mes nesh e të na flasë me një gjuhë krejt të panjohur për të vdekshmit. 

06 nëntor 2019, 18:38