Kërko

2019.11.27  Affresco del Presepe di Greccio 2019.11.27 Affresco del Presepe di Greccio 

Papa të dielën në Greccio, ku u ngrit Shpella e parë e Betlehemit

Papa: “Do të shkoj në Greccio për t’u lutur tek vendi i Shpellës së parë të Betlehemit, që e pati bërë Shën Françesku i Asizit e për t’i dërguar mbarë popullit besimtar një letër, që ta kuptojë domethënien e Shpellës së Betlehemit, që paraqet Lindjen e Jezu Krishtit”.

R.SH. - Vatikan

Në atmosferën e afrimit të Kohës së Ardhjes, të dielën e ardhshme do të fillojmë një Vit të Ri kishtar, e Papa Françesku njoftoi se pikërisht të dielën e ardhshme do të shkojë në Greccio, për të uruar, më pas, që pritja e Lindjes së Shëlbuesit Jezu Krisht t’i mbushë zemrat plot me shpresë e gëzim, në shërbim të nevojtarëve:

Do të shkoj në Greccio për t’u lutur tek vendi i Shpellës së parë të Betlehemit, që e pati bërë Shën Françesku i Asizit e për t’i  dërguar mbarë popullit besimtar një letër, që ta kuptojë domethënien e Shpellës së Betlehemit, që paraqet Lindjen e Jezu Krishtit”.

27 nëntor 2019, 15:40