Papa Françesku takohet me Perandorin Naruhito Papa Françesku takohet me Perandorin Naruhito  

Takimi i Françeskut me Perandorin e Japonisë, Naruhito

Biseda e Papës me Perandorin, mbajtur në formë private në Pallatin perandorak të Tokios, zgjati një gjysëm ore. Papa i dhuroi perandorit një mozaik me pamjen e Harkut të Titit.

R. SH. - Vatikan

Pas takimit me viktimat e katastrofës së trefishtë, Papa shkoi në Pallatin perandorak të Tokios, për një bisedë private me perandorin e Japonisë, Naruhito. Françeskun e priti vetë perandaori, në hyrje të pallatit  perandorak, për ta shoqëruar, më pas, në Sallën e Pritjeve. Biseda, në formë private, zgjati një gjysëm ore. Papa i dhuroi perandorit një mozaik me pamjen e Harkut të Titit, riprodhim i akuarelit të piktorit romak Filippo Anivitti.

Pallati Perandorak i Japonisë

Pallati Perandorak i Tokios ndodhet pranë stacionit qendror, në të njëjtën zonë ku dikur ngrihej kështjella Edo, apo selia e Shogun, e familjes Tokugawa, që qeverisi Japoninë nga viti 1603, deri në vitin 1867. Sot nga kjo kështjellë ka mbetur vetëm kulla Fushimi. Në vitin 1869 perandori u transferua në selinë e Kyotos, në Tokio e që asokohe pallati u bë seli zyrtare perandorake. I rrënuar gjatë Luftës II Botërore e i rindërtuar me një stil të thjeshtë, u rrethua me parqe të bukura, ku të bien në sy 300 drurë  qershie, që pranvera japoneze i vesh me ngjyrë rozë. Vlen të kujtohet edhe Tokagakudo, Salla e madhe e koncerteve, e veshur me qeramikë, ndërtuar   më 1966, me rastin e 60-vjetorit të perandoreshës Kojom, vdekur në vitin 2000.

Perandori Naruhito

Perandori i Japonisë, lartmadhëria e tij perandorake Naruhito, djali i madh i ish-Perandorit Akihito dhe i Perandoreshës Michiko, lindi në Pallatin Togu, në Tokio, në vitin 1960. Pasi kreu studimet në Departamentin e Historisë, pranë Universitetit Gakushuin, më 1982, i vijoi në Metron College pranë Universitetit të Oxfordit. Më 1989, pas vdekjes së gjyshit, perandorit Hirohito, në janar 1989, u bë trashëgimtar i fronit dhe zyrtarisht princ trashëgimtar, gjatë një ceremonie, në shkurt 1991.

Më 1 maj 2019  Naruhito u ul në fronin e Krizantemës, si abdikoi i ati, Akihito, pas 30 vjet mbretërimi.

25 nëntor 2019, 11:35