Pritja e Papës në Tajlandë Pritja e Papës në Tajlandë 

Në Tajlandë e Japoni, atmosferë gëzimi e pritjeje për vizitën e Françeskut

Nga data 20 deri më 26 nëntor, Papa Françesku do të vizitojë Tajlandën e, më pas, edhe Japoninë. “Dishepujt e Krishtit, dishepuj Misionarë” është motoja e etapës së parë të këtij shtegtimi.

R. SH. - Vatikan

Nga data 20 deri më 26 nëntor, Papa Françesku do të vizitojë Tajlandën e, më pas, edhe Japoninë. “Dishepujt e Krishtit, dishepuj Misionarë” është motoja e etapës së parë të këtij shtegtimi, i XXVII apostolik ndërkombëtar. Ndërsa vlojnë përgatitjet, i gjithë vendi është në pritje festive.

Papa në Tajlandë

Papa do ta vizitojë Tajlandën nga 20 deri më 23 nëntor (më 19, nisja nga Roma), e Japoninë, nga 23 deri më 26 nëntor. Do të jetë vizita e dytë e një Pape në Tajlandë, pas asaj të Gjon Palit II, në vitin 1984. Motoja e shtegtimit: “Dishepujt e Krishtit, dishepuj misionarë”, të kujton 350- vjetorin e themelimit të Vikariatit Apostolik të Siam, më 1669.

Tajlanda e Japonia

Dy vende, në të cilat katolikët janë pakicë. Në të dy rastet, rreth 0.5% e popullsisë: më pak se 400 mijë në Tajlandë, ku budistët përbëjnë rreth 90% të popullsisë. Rreth 540 mijë,  në Japoni, ku shumica e popullsisë  është e traditës shintoiste dhe budiste, në gjirin e një shoqërie shumë të shekullarizuar.

Dioqeza  e Chinag Mai

Dioqeza Chinag Mai, në veri të Tajlandës, u themelua në nëntor  të vitit 1959. Në dy famulli, Chaehom dhe Lamphun, jetojnë disa meshtarë fidei donum nga Trivento, të cilët i shërbejnë prej vitesh misionit katolik dioqezan. Misioni  i Chaehom, që mbahet me shitjen e prodhimeve artizanale vendase, ndihmon kryesisht popullsinë fisnore dhe endacake, që banon në male, në veri të Tajlandës, në kufi me Mianmarin e Laosin.  Ndërton ujësjellës, për të çuar ujin e pijshëm në fshatra, jep ndihmë në fushën e shëndetësisë e të arsimit, u hap të rinjve të pyllit rrugën e studimit.

Pritja e Papës

A Chaehom jeton don Raffaele Sandonà, meshtar fidei donum nga Padova, që prej 10 vjetësh në Tajlandë. I pyetur për shtegtimin e Papës, në vendin ku kryen misionin, përgjigjet: “Shtegtimi i Françeskut do të shërbejë për përforcimin e fesë së katolikëve të këtyre trojeve e për thellimin e dialogut ndërfetar me botën budiste”.

06 nëntor 2019, 11:13