2019.11.18 Presidente della Repubblica di Cipro 2019.11.18 Presidente della Repubblica di Cipro  

Papa priti në audiencë Presidentin e Qipros

Gjatë takimit u përmendën marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Qipros dhe u fol për gjendjen e brendshme, me një referim të veçantë me shpresën e rifillimit të bisedimeve që synojnë lehtësimin e procesit të ribashkimit. Më tutje u trajtuan, gjithashtu, çështje me interes të ndërsjellët, si pritja e refugjatëve dhe sfidat që lidhen me të, liria fetare dhe të drejtat e pakicave.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, Presidentin e Republikës së Qipros, SH. T. zotin Nikos Anastasiades, i cili, më pas, u takua me Sekretar i  Shtetit të Vatikanit, Hirësinë e Tij Kardinalin Pietro Parolin,  shoqëruar nga kryeipeshkvi Imzot  Paul Richard Gallager, Sekretar i  Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë takimit u përmendën marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Qipros dhe u fol për gjendjen e brendshme, me një referim të veçantë me shpresën e rifillimit të bisedimeve që synojnë lehtësimin e procesit të ribashkimit. Më tutje u trajtuan, gjithashtu, çështje me interes të ndërsjellët, si pritja e refugjatëve dhe sfidat që lidhen me të, liria fetare dhe të drejtat e pakicave.

Më së fundi, u fol rreth situatës së Mesdheut lindor dhe të mbarë rajonit, duke theksuar nevojën e nxitjes së paqes dhe të stabilitetit nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve, në përkim me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të ligjshmërisë ndërkombëtare.

18 nëntor 2019, 13:43