Kërko

Papa Françesku priti në Vatikan pedagogët e Institutit universitar “Sophia” Papa Françesku priti në Vatikan pedagogët e Institutit universitar “Sophia” 

Papa për Institutin “Sophia”: të ecim së bashku për një qytetërim të ri

Papa Françesku priti në Vatikan pedagogët e Institutit universitar “Sophia”, të Lëvizjes së Fokolarëve në Loppiano. Nuk mund të ecim pa e konsideruar tjetrin vëlla, u tha atyre.

R.SH. - Vatikan

“Jemi të thirrur të ecim së bashku me të gjithë, jo kundër të gjithëve, për të ndërtuar një kulturë të vërtetë takimi. Ka nga ata, që kanë këtë zakon: të gjejnë ‘kundër kujt’ të ecin”. Këtë vuri në dukje Papa, duke folur pa letër, në audiencën me bashkësinë akademike të Institutit Universitar “Sophia” të Loppiano-s, themeluar nga Chiara Lubich në vitin 2007. Kujtojmë se po ajo është edhe themeluesja e Lëvizjes së Fokolarëve, që administron universitetin.

         “Për ne të krishterët – nënvizoi Ati i Shenjtë - dija është Jezusi i kryqëzuar dhe i ringjallur, por drita e Tij i shndrit të gjithë njerëzit: të gjitha fetë, të gjitha kulturat, të gjitha veprat e vërteta të humanitetit”.

Papa Françesku bëri thirrje për vëllazërim: “Ky vokacion për vëllazërim, kjo jetesë në vëllazëri… sot nuk mund të ecim pa të. Pa dalë jashtë vetes, nuk e takojmë dot urtinë. Vetëm duke dalë, shihet fytyra konkrete e vëllezërve dhe e motrave, me plagët dhe aspiratat, pyetjet dhe dhuratat. Duhet të mësojmë me zemër, me mendje, me duar e ‘të dalim nga kampi’ - siç thotë Letra për Hebrenjtë – për të takuar, pikërisht atje jashtë, fytyrën e Zotit në fytyrën e çdo vëllai dhe të çdo motre”.

14 nëntor 2019, 13:14