2019.11.16 Ospedale Pediatrico Bambino Gesu' 2019.11.16 Ospedale Pediatrico Bambino Gesu' 

Papa: spitalit ‘Bambino Gesù’’, nuk ka kurë pa kërkim". Dhe bekoi duart e mjekëve

"Është i nevojshëm, madje i domosdoshëm angazhimi i të gjithëve në mënyrë që Spitali i pediatrisë ‘Bambino Gesù’, të vazhdojë të manifestojë preferencën e posaçëm të Selisë së Shenjtë për fëmijët, me stilin e kujdesit plot dashuri ndaj pacientëve të vegjël, duke ofruar kёshtu një dëshmi konkrete të Ungjillin".

R.SH. - Vatikan

"Autoriteti moral i fëmijëve të sëmurë dhe të vuajtur është identiteti më autentik i spitalit ‘Bambino Gesù’ ". Papa Françesku ia kujtoi kёtё familjes së madhe të spitalit pediatrik romak, gjatё audiencës së sotme paradite, 16 nëntor, në sallën Pali VI.

 "Është i nevojshëm, madje i domosdoshëm angazhimi i të gjithëve në mënyrë që Spitali i pediatrisë ‘Bambino Gesù’, të vazhdojë të manifestojë preferencën e posaçëm të Selisë së Shenjtë për fëmijët, me stilin e kujdesit plot dashuri ndaj pacientëve të vegjël, duke ofruar kёshtu një dëshmi konkrete të Ungjillin, në harmoni të plotë me atë që na mëson Kisha". Kёshtu u shpreh mes tjerash Papa Françesku para komunitetit të spitalit të pediatrisё ‘Bambino Gesù’’ në Romë, gjatё audiencës sё sotme, në sallën Pali VI nё Vatikan, me rastin e kremtimit të 150 vjetorit të fondacionit tё spitalit. Duke ju drejtuar mjekëve, kirurgëve dhe infermierëve, Papa Bergoglio u kërkoi t’i "përdorni duart tuaja si një mjet kurimi, kujdesi e dashurie". "Jini gjithmonë tё vetëdijshëm për këtë dhunti të Zotit qё keni në duart tuaja”.

Aftësia juaj për t'u kujdesur  e pёr tё kuruar në njё mënyrë kaq tё veçantë është dhuratë për ju dhe për njerëzit që ju janë besuar –shtoi Papa –. Dhe në të njëjtën kohë, ju mjekë dhe infermierë të dashur, mos harronit tё ofroni kontributin tuaj profesional dhe zellin tuaj në mënyrë që të ruhen tiparet e këtij institucioni qё kuron fёmijёt". Pasi i bekoi duart e tyre, që të mund t’i ndihmojnë fëmijët gjatë "periudhës sё sëmundjes, spitalizimit dhe daljes nga sëmundja”, Papa  Françesku u ndal te "gatishmëria e mjekёve për t’i ndarë njohuritë dhe aftësitë nё fushën e mjekësisë me personelin shëndetësor nga vendet më të pafavorizuara". Papa theksoi, kështu, se është fjala pёr "rikthimin e asaj që, nga njёra anё, ju është dhënë juve me bollëk dhe nё anёn tjetёr, keni marr në këmbim kaq pasuri njerëzore". Çdonjëri i mëson njëri-tjetrit diçka. Kjo ndodh në misionet e spitali ‘Bambino Gesù’ jashtë vendit”.

Nё fjalët e Papës, nё vijim, një bindje e fortë: "Sa më i mirë të jetë kërkimi shkencor, aq më e mirë ёshtё asistenca e ndihma mjekёsore. Nuk ka kurë pa hulumtime. Dhe nuk ka të ardhme, në mjekësi, pa hulumtime". "Unë e admiroj pasionin dhe entuziazmin që ju keni në punën tuaj të kurimit dhe tё kërkimit, e do të doja të mos e humbisni kurrë aftësinë për të vërejtur fytyrën e vuajtur të një fëmije, edhe pas njё analize të thjeshtë, e për ta dëgjuar britmën e prindërve edhe brenda laboratorit tuaj. Misteri i vuajtjes së fëmijëve nuk pushon së foluri drejtpërdrejt ndërgjegjeve tuaja dhe sё motivuari angazhimin tuaj njerëzor e profesional".

16 nëntor 2019, 16:54