Presidenti i Bolivisë jep njoftimin për zgjedhje të reja Presidenti i Bolivisë jep njoftimin për zgjedhje të reja 

Papa kërkon lutje për Bolivinë. Morales jep njoftimin për zgjedhje të reja

Françesku ua beson lutjeve të besimtarëve, situatën në Bolivi, ku vijojnë prej javësh protestat antiqeveritare, që denoncojnë manipulimet e shumta gjatë zgjedhjeve të 20 tetorit të kaluar. E pikërisht sot presidenti Evo Morales foli për shpalljen e zgjedhjeve të reja, por pa e caktuar datën.

R. SH. - Vatikan

Pas Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku ia besoi lutjes së besimtarëve edhe situatën në vendin, të cilin e quajti “Bolivia e dashur, pranë Atdheut tim”. E në vendin juglatinoamerikam mbetet gjithnjë i lartë tensioni politiko-shoqëror, i krijuar pas zgjedhjeve presidenciale të 20 tetorit të kaluar, që përfunduan me fitoren e Evo Morales. Fitore, e pritur me pakënaqësi të thellë nga pjesa më e madhe e popullsisë.

Ftesa e Papës

Françesku i ftoi edhe bolivianët, posaçërisht aktorët e jetës politike e shoqërore, të presin, me frymë konstruktive e pa kushte paraprake, në një klimë paqeje e maturie, rezultatet e procesit të rishikimit të zgjedhjeve, aktualisht në vijim.

Morales jep njoftimin për zgjedhje të reja

Ndërkaq, pikërisht në këto orë, presidenti i Bolivisë, Evo Morales, dha njoftimin për zgjedhje të reja presidenciale, në dritën e Raportit të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS), që konstaton çrregullime të rënda në votimet e 20 tetorit.

 

10 nëntor 2019, 15:03