Papa në Government House të Bangkokut Papa në Government House të Bangkokut 

Papa: liria fitohet, nëse marrin fund pabarazitë

Liria shkon krah për krah me solidaritetin: ky, mesazhi i Papës Françesku në Government House të Bangkokut.

R. SH. - Vatikan

Liria shkon krah për krah me solidaritetin: ky, mesazhi që Papa Françesku  u drejtoi përfaqësuesve të qeverisë, trupit diplomatik dhe liderëve politikë, gjatë fjalimit të parë mbajtur në Tajlandë, në Governmnet House të Bangkokut.

Papa mbajti qëndrim të prerë përballë atyre, që nuk dëshirojnë të dëgjohet britma e vëllezërve dhe motrave tona, “të cilët kanë etje të pashuar për ta flakur tutje zgjedhën e varfërisë, të dhunës e të padrejtësisë”.

“Kjo tokë - shtoi Papa - ka një emër: emrin ‘liri’”. Po ne e dimë se liria mund të sigurohet vetëm nëse jemi të aftë ta ndjejmë përgjegjësinë që kemi njëri për tjetrin e për kapërcimin e çdo forme të pabarazisë. Duhet punuar, prandaj - nxiti Papa - që njerëzit dhe bashkësitë të kenë të drejtën për shkollim, për punësim, për ndihmë shëndetësore, duke jetuar kështu, në kushte njerëzore, që e bëjnë të mundur zhvillimin e gjithanshëm të çdo njeriu”.

Papa foli edhe për mbrojtjen e dinjitetit të migrantëve si dhe për çrrënjosjen e shpërdorimeve dhe të  dhunës kundër grave të kohës sonë!

Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk mund të ketë liri as njerëz me të vërtetë të lirë - theksoi.

21 nëntor 2019, 14:46