Kërko

Vatican News
2019.11.17 Pranzo con i Poveri 2019.11.17 Pranzo con i Poveri  (Vatican Media)

Papa Françesku drekon me 1500 të varfër nё Vatikan

Mesha në Shёn Pjetёr dhe menyja pa mish derri. Gjatё lutjes sё Engjёllit Tёnzot: "statistikat mbi varfërinë të bëjnë të vuash, ka tepёr shumë indiferencë»

R.SH. - Vatikan

Nuk duhen të ndiqet "ata qё përhapin alarmizma dhe ushqejnё frikën nga tjetri e nga e ardhmja", sepse "frika paralizon zemrën dhe mendjen". "Megjithatë, sa herë e lëmë veten të joshemi nga nxitimi për të ditur "gjithçka dhe menjëherë", nga kureshtja, nga lajmet e bujshme apo skandaloze, nga ulërimat e atyre që bërtasin më fort e zemërohen, nga ata që thonë "tani apo kurrë më". “Por, ky nxitim, ky pretendim "gjithçka dhe menjëherë" nuk vjen prej Zotit". Papa Françesku kremtoi sot në bazilikën e Shën Pjetrit Ditën Botërore të të Varfërve, tё cilёn e themeloi para tre vejtsh më për t’u dhënë zë atyre të grupeve të rrezikuara njerëzish që jetojnё nё mjerim e vafёri, tё mënjanuar nga shoqëria, shpesh të shtypur nga "ligji i mё tё fortit" ose janё viktima të një "dashurie hipokrite”, tё cilёt, përkundrazi, pёr Kishёn përfaqësojnë një "thesar" tё vёrtet dhe janё "roje tё dyerve tё qiellit."

Njerëz tё varfër të të gjitha moshave, me prejardhje e fe tё ndryshme: "Britma e tyre për ndihmë" është "një thirrje për të dalë nga vetja jonë", tha Papa Bergolio, i cili përshëndeti e priti 1500 të varfër në Sallën e Palit VI,  me tё cilёt drekoi sё bashku nё sofrёn e organizuar nga Këshilli Papnor për Ungjillëzimin e Ri. Një "dhuratë" e re nga Papa i cili të premten pati vizituar papritmas Qendrën Shëndetësore tё solidaritetit në Sheshin e Shën Pjetrit, e cila ofron shërbime mjekësore falas për tё gjithё ata tё varfёr që nuk kanё mundёsi t’i përballojnë vizitat mjekësore dhe kurat e nevojshme, e, disa orë më pas, pёruroi edhe një Qendër pritjeje në ‘Palazzo Migliori’ - pak hapa nga Bazilika e Vatikanit – tё cilёn e drejton komuniteti i Shёn Egjidit.

Papa Françesku është ulur krah për krah me emigrantë, tё varfër, tё mënjanuar, italianë në vёshtirёsi, duke përfshirë një njeri nga Domodosola që e priti Atin e Shenjtë në tryezë me fytyrën e lagur prej lotёve. Nё Sallën Nervi ishin 149 tryeza tё përgatitura pёr mysafirët e nderit, tё varfrit, tё cilёve u shёrbyen rreth pesëdhjetë vullnetarë të veshur me xhaketa të bardha e pantallona të zeza: duke përfshirë heqjen e mishit tё derrit nga menyja, për t’u mundësuar tё gjithёve, duke përfshirë myslimanët, të marrin pjesë në sofrën vëllazërore.

Papa është ulur në mesin e të varfërve, të cilët e  ndjen vetën shumë mirë pranë Atit të Shenjtë Françesku, sigurisht të emocionuar por edhe të kënaqur për praninë e Papës, për fjalët e tij atërore inkurajuese e për bekimin që u dha të gjithëve.

Shumë nga të varfërit ishin për drekë, morën pjesë paradite, në Bazilikёn  e Vatikanit, në Meshën e Papës, i cili, në homelinё e tij, i paralajmëroi besimtarët tё ruhet nga tundimi i "nxitimit" dhe i "menjëherë": "Nëse mundohemi për të menjëhershmen, e harrojmë atë që mbetet përgjithmonë: i ndjekim retë që kalojnë, ndёrsa e humbasim nga vështrimi qiellin. Të tërhequr nga ngjarjet e fundit tё bujshme, nuk gjejmë më kohë për Zotin dhe për vëllain që jeton pranë nesh. Sa e vërtetë është kjo sot! Në dëshirën e tepruar për të vrapuar, për të pushtuar gjithshka e menjëherë, na pengon ai që mbetet pas. I cili gjykohet si mbeturinë: sa të moshuar, sa të porsalindur, sa njerëz me aftësi tё kufizuara, njerëz të varfër që konsiderohen të padobishëm nga shoqëria bashkëkohore. Ne nxitojmë, pa u shqetësuar se distanca rritet, se lakmia e tё paktëve rrit varfërinë e shumë njerëzve".

Si "antidot " për nxitimin, Jezu Krishti i propozon secilit "qëndresën", që do të thotë" të ecësh përpara çdo ditë me sytë tё fiksuar mbi atë që nuk kalon: Zotin dhe tё afërmin tonё". "T’i  kërkojmë Zotit për secilin prej nesh dhe pёr Kishën të qëndrojmë në të mirën dhe të mos e harrojmë atё qё vërtet ka rëndësi", tha Papa.

"Të varfërit janë të çmuar në sytë e Zotit, sepse ata nuk e flasin gjuhën e egoizmit", theksoi Papa, "nuk mbështeten mbi vetveten, mbi forcat e tyre, por kanë nevojë që dikush t’i kap pёr dore. Tё varfёrit na kujtojnё se Ungjilli jetohet kёshtu, si lypsarë të orientuar drejt Zotit... Atёherё, në vend që të ndjehemi të shqetësuar kur i dëgjojmë të trokasin në dyert tona, ne mund ta pranojmë kërkesën e tyre për ndihmë si një thirrje për të dalë nga egoja jonë, për t'i mirëpritur me të njëjtën pamje të dashurisë që ka Zoti për ta". Sepse "të varfërit na lehtësojnë hyrjen në Qiell, nё Parajsë", ata janë "rojet e derës sё Parajsës "dhe "që tani e tutje janë thesari ynë, thesari i Kishës".

18 nëntor 2019, 00:57