Kërko

 Papa Françesku takohet me zjarrfikësit Papa Françesku takohet me zjarrfikësit  

Papa bekon një automjet të zjarrfikësve: “Lutem për ju, që rrezikoni jetën çdo ditë”

Në sheshin para Shtëpisë së Shën Martës, para audiencës së përgjithshme, Papa bekoi një automjet, dhuruar Zjarrfikësve vatikanas. Më pas i inkurajoi ta duan mjeshtërinë e tyre, ndonëse shpesh ua rrezikon edhe jetën.

R. SH. - Vatikan

Para se të kapërcente Harkun e Kumbonëve e të takohej me turmën e madhe, që mbushte përplot Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku u takua me një delegacion të Zjarrfikësve vatikanas, para Shtëpisë së Shën Martës. Bekoi një automjet e u ndalua një copë herë në bisedë me zjarrfikësit, të cilët i inkurajioi dhe i vlerësoi për impenjimin në shërbim të të tjerëve, posaçërisht në raste, kur mund të  vihet në rrezik edhe jeta.

“Papa falënderon gjithnjë, e gjithnjë  inkurajon, por sa herë që takohemi me të, që e shohim, mund të dëshmoj se ndjejmë një emocion të jashtëzakonshëm”- kujtoi, në përfundim të këtij takimi të shkurtër, por tejet domethënës, inxhinier Paolo De Angelis,  duke  folur për takimin e sotëm me Papën.

 

06 nëntor 2019, 13:31