Kërko

Mesha e Papës në katedralen e Zojës së Madhe, Tajlandë Mesha e Papës në katedralen e Zojës së Madhe, Tajlandë 

Papa bekon 25 gurë për kishat e reja tajlandeze

Akti i fundit i vizitës së Papës Françesku në Tajlandë: bekimi i gurëve për kishat e reja dhe falenderimet.

R.SH. - Vatikan

Akti i fundit i vizitës së Papës Françesku në Tajlandë, gjatë udhëtimit të tij të 32-të apostolik, ishte bekimi i 25 gurëve të themelit për kishat e reja të vendit.

Në përfundim të meshës, Papa Françesku falenderoi të gjithë ata, që e bënë të mundur udhëtimin e tij, sidomos mbretin Rama X, qeverinë, autoritetet e vendit, ipeshkvijtë e kardinalin Francis Xavier, si edhe meshtarët, rregulltarët e të gjithë besimtarët e vullnetarët, ndërmjet të cilëve të rinjtë ishin pjesë e rëndësishme. Ati i Shenjtë falenderoi edhe të sëmurët e të burgosurit dhe u kërkoi të gjithëve të luten për të.

22 nëntor 2019, 15:06