Kërko

Vatican News
  Papa Françesku me Patrikun Bartolomeu në Tokën Shenjte Papa Françesku me Patrikun Bartolomeu në Tokën Shenjte 

Papa, Bartolomeut I: drejt bashkimit të plotë, me gjeste, lutje, shërbim

Sot, 30 nëntor, festa e Shën Andreut, Pajtor i Patriarkanës së Kostandinopojës, Papa i dërgoi një mesazh Bartolomeut I, me urimin që “shtegtimi premtues, tashmë i nisur nga Kisha katolike dhe ajo ortodokse drejt unitetit, ta përforcojë gjithnjë më shumë, edhe në kontekstet lokale, dialogun e përditshëm të dashurisë e të jetës, përmes projekteve të përbashkëta”.

R. SH. - Vatikan

“Të vijojmë angazhimin tonë për rivendosjen e bashkimit të plotë ndërmjet të krishterëve të Lindjes dhe të Perëndimit”. Ky është qëndrimi i vendosur personal dhe i mbarë Kishës katolike, të cilin Papa Françesku  e thekson në mesazhin drejtuar Patrikut Bartolomeu I, ditën e kujtimit liturgjik të Shën Andreut Apostull, Pajtor i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës. Mesazhi iu dorëzua Patrikut e, pak më përpara, u lexua nga kardinali Kurt Koch, kryetar i Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve, sot paradite, gjatë Liturgjisë solemne Hyjnore, kryesuar nga Bartolomeu në Kishën patriarkale të Shën Gjergjit, në Fanar. Hirësia e Tij Koch ishte sot në Stamboll, në krye të një delegacioni të Selisë së Shenjtë,  me rastin e  e shkëmbimit të vizitave për festat e Shenjtorëve Pajtorë: më 29 qershor në Romë, për kremtimin e Shenjtorëve Pjetër e Pal e, më 30 nëntor, në Fanar, për kremtimin e Shëna Ndreut.

30 nëntor 2019, 13:32