Në një minutë, dita e parë e Papës në Japoni

Gjashtëdhjetë sekonda për të rijetuar ardhjen e Papёs Françesku në tokën e Lindjes së Diellit, etapë e fundit e udhëtimit tё 32-tё apostolik.

R.SH. - Vatikan

Pasi u largua nga Tajlanda, Papa Françesku arriti në Japoni. Në aeroportin Tokios u mbajt ceremonia e mirëseardhjes e pastaj transferimi në Nunciaturën Apostolike, selinё diplomatike tё Vatikanit nё Tokio.

Takimi i parë dhe i vetëm i ditës sё parё tё Papёs  nё Japoni ishte takimi me ipeshkvijtë e Konferencës episkopale japoneze, të cilёve u kërkoi t'u mësojë të rinjve kulturën e dashurisë, duke luftuar dëshpërimin e tyre, por mbi të gjitha i inkurajoi për të nxitur zhvillimin integral të njerëzve.

23 nëntor 2019, 20:41