Kërko

Presidenti i Repubublikës së Angolës, Joao Manuel Goncalves, takon Papën Françesku Presidenti i Repubublikës së Angolës, Joao Manuel Goncalves, takon Papën Françesku 

Në audiencë te Papa, presidenti i Angolës, João Manuel Gonçalves Lourenço

Gjatë bisedimeve të përzemërta ndërmjet Papës dhe presidentit angolan, u fol për marrëdhëniet e mira të Selisë së Shenjtë me Angolën, për kontributin e Kishës në sektorë të ndryshëm të shoqërisë dhe për situatën në vendin afrikan.

R.SH. - Vatikan

Sot paradite, Papa Françesku priti në Vatikan, presidentin e Republikës së Angolës, João Manuel Gonçalves Lourenço. Më pas, imzot Mirosław Stanisław Wachowski, zv.sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme, Manuel Domingos Augusto. Gjatë bisedimeve të përzemërta, në të cilat u theksuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Angolës dhe u vlerësua kontributi i Kishës Katolike në shumë sektorë të shoqërisë, vëmendje e veçantë iu kushtua disa aspekteve të marrëveshjes dypalëshe, nënshkruar në Vatikan, më 13 shtator. Pastaj, u fol mbi gjendjen në vend, sidomos mbi përpjekjet, që synojnë favorizimin e zhvillimit dhe të ruajtjes së paqes shoqërore.

12 nëntor 2019, 14:11