Pamje pas tërmetit Pamje pas tërmetit 

Papa: “Lutem për të vdekurit, të plagosurit dhe familjet e popullit shqiptar, që e dua shumë”.

Gjatë audiencës së përgjithshme, Papa Françesku i shprehu popullit shqiptar, që po vuan kaq shumë këto ditë zije, afërsinë e tij. “Zoti e bekoftë këtë popull, të cilin e dua fort!” - thekson në telegramin e ngushëllimit, dërguar me këtë rast në emër të tij, presidentit Meta, nënshkruar nga sekretari i Shtetit Pietro Parolin.

R. SH. - Vatikan

“Dëshiroj t’i dërgoi një përshëndetje dhe t’i shpreh afërsinë time popullit të dashur shqiptar, që vuajti shumë këto ditë. Shqipëria ishte vendi i parë i Evropës, që desha ta vizitoj. Jam shumë pranë viktimave, lutem për të vdekurit e të plagosurit. Zoti e bekoftë këtë popull, që e dua aq fort”. Kështu i kujtoi Papa Françesku, gjatë përshëndetjeve, në përfundim të audiencës së përgjithshme, pasojat e tërmetit që, ndërmjet së hënes e së martes, lëkundi një pjesë të mirë të vendit, aq sa të shkaktonte një katastrofë të vërtetë. Në emër të Papës, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, i  dërgoi presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, një telegram ngushëllimi për viktimat dhe pasojat e tërmetit:

“Papa Françesku - shkruhet në telegram - i shpreh ngushëllimet e tij më të ndjera  Shkelqësisë Suaj dhe familjeve të atyre, që vdiqën gjatë tërmetit, i cili goditi vendin tuaj. I siguron të plagosurit dhe të gjithë ata, që u dëmtuan nga kjo fatkeqësi, për afërsinë edhe lutjen  e tij”.

Françesku kujton edhe personelin e angazhuar në  ndihmë të të dëmtuarve, duke u lutur që “Zoti t’i japë bekim e forcë”.

Në përfundim të telegramit, Papa ia beson popullin shqiptar Provanisë së dhembshur të të Gjithëpushtetshmit”.

27 nëntor 2019, 12:00