Kërko

VATICAN ESTONIA DIPLOMACY VATICAN ESTONIA DIPLOMACY 

Audienca e Presidentes së Estonisë te Papa

Gjatë bisedimeve të përzemërta, u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe, u kujtuar vizita e Papës në Estoni më 2018, me rastin e njëqind vjetorit të pavarësisë së vendit. Më pas u diskutuan çështje me interes të ndërsjellët, si vlera dhe roli i arsimit, drejtësisë sociale dhe mbrojtjes së krijimit.

R.SH. - Vatikan

Sot paradite Papa Françesku prit në audiencë Znj Kersti Kaljulaid, Presidente e Republikës së Estonisë, e cila më pas u takua me kryeipeshkvin Paul Riçard Gallager, Sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta, u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe, u kujtuar vizita e Papës në Estoni më 2018, me rastin e njëqind vjetorit të pavarësisë së vendit. Më pas u diskutuan çështje me interes të ndërsjellët, si vlera dhe roli i arsimit, drejtësisë sociale dhe mbrojtjes së krijimit.

Së fundi, u diskutuan disa çështje rajonale e ndërkombëtare, duke përfshirë paqen e sigurinë, angazhimin shumëpalësh në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, me vëmendje të veçantë ndaj situatës në Ukrainë dhe sfidave që kanë të bëjnë me të ardhmen e Evropës.

28 nëntor 2019, 16:59