Kërko

Vatican News
Passione di Gesù Cristo,  Ecce Homo,  Crocifisso  venerdi santo Passione di Gesù Cristo, Ecce Homo, Crocifisso venerdi santo 

Më 29 nëntor kalendari kishtar përkujton shën Saturninin

Shën Saturnini, ipeshkëv i parë i qytetit të Tolos-ës, që e nderon si pajtor qiellor, është njëri prej shenjtorëve më popullor në Francë e në Spanjë, ku konsiderohet si mbrojtës i korridave.

R.SH. - Vatikan

Më 29 nëntor, kalendari përkujton shën Saturninin martir, shën Frederikun dhe të Lumin Dionizi të Lindjes së Krishtit. Liturgjia na kujton thirrjen: Eja o Zot Jezus! T’i lirojmë zemrat nga gjithçka i rëndon.

Shën Saturnini, ipeshkëv i parë i qytetit të Tolos-ës, që e nderon si pajtor qiellor, është njëri prej shenjtorëve më popullor në Francë e në Spanjë, ku konsiderohet si mbrojtës i korridave. Me prejardhje nga Afrika, siç duket nga zanafilla e emrit të tij, Saturnino vendoset në Tolosa në vitin 250, nën konsullin Deçio e Grato, e predikon Ungjillin si Ipeshkëv misionar në Spanjë e në Gallinë jugore.

Sot bazilika e Santurninit në Tolosa është njëra prej Kishave më madhështore e mbresëlënëse romanike të botës. Varri i shenjtit martir gjendet në qendër të absidës (kungës) së anijatës së kësaj bazilike.

29 nëntor 2019, 14:04