Kërko

2019.10.13 Santa Messa di Canonizzazione 2019.10.13 Santa Messa di Canonizzazione 

Papa: ‘Talentet që kemi tё jenё në shërbim të tjerëve'

"Zoti na jep të gjithëve një vokacion, për t’i zbuluar talentet e aftësitë që zotërojmë dhe pёr t’i vënë në shërbim të të tjerëve” . Kёshtu shprehet Papa Françesku, nё një tweet të ri nё faqen e tij tё internetit @Pontifex.

R.SH. - Vatikan

"Zoti na jep të gjithëve një vokacion, për t’i zbuluar talentet e aftësitë që zotërojmë dhe pёr t’i vënë në shërbim të të tjerëve” . Kёshtu shprehet Papa Françesku, nё një tweet të ri nё faqen e tij tё internetit  @Pontifex.

Papa Françesku nënvizon kёtё, për të theksuar atë lidhje, që na kujton se jeta e secilit është e lidhur me jetën e tjetrit. Talentet qё kemi janё dhuratë e Zotit, që duhet ta kërkojmë; vepër artizanale, që duhet ta ndërtojmë; dëshmi, që duhet ta transmetojmë e ndajmë bashkё me tё tjerёt.

Thirrje - e provokim

Në takim me të rinjtë dhe familjet, qё u mbajt, me 1 qershor 2019, në Sheshin Palatul Culturii (para Pallatit të Kulturës) të Iaşit, nё Rumani, Papa Françesku, mes tjerash, u shpreh kёshtu: “Zoti na drejton të gjithëve një thirrje, që është provokim, për të na bërë  t’i zbulojmë talentet dhe aftësitë që kemi e për të na vënë në shërbim të të tjerëve. Kërkon ta përdorim lirinë, si liri për të zgjedhur, për t’i thënë ‘po’ një plani dashurie, një fytyre, një shikimi. Kjo është liri shumë më e madhe, se ajo që na mundëson të konsumojmë, të shesim e të blejmë! Thirrje, e cila na vë në lëvizje, na bën t’i sheshojmë llogoret e të hapim udhët, që na kujtojnë këtë përkatësi bijsh e vëllezërish”. 

14 tetor 2019, 18:46