Kërko

 Logo e shtegtimit apostolik të Papës në Tailandë e Japoni 19-26 nëntor 2019 Logo e shtegtimit apostolik të Papës në Tailandë e Japoni 19-26 nëntor 2019 

Shtegtimi Apostolik i Papës në Tailandë e Japoni: programi

Programi i shtegtimit të Françekut në Tailandë e Japoni (19-26 nëntor 2019) u botua më 2 tetorin e kaluar, për t’u ribotuar sot, i përditësuar.

R. SH. - Vatikan

Programi i shtegtimit të Françeskut në Tailandë e Japoni(19-26 nëntor 2019) u botua më 2 tetorin e kaluar, për t’u ribotuar sot, i përditësuar.

Shtegtimi do të fillojë të martën, 19 nëntor 2019, me nisjen nga Roma/Fiumicino për Bangkok, ku Papa do të pritet zyrtarisht të mërkurën, 20 nëntor, rreth orës 12:30, në Military Air Terminal n.2 të Bangkokut.

Të enjten, më 21 nëntor 2019, në orën 09:00, në oborrin e Government House të Bangkokut, do të organizohet ceremonia e mirëseardhjes.

Në orën 09:15, takimi me kryeministrin, në "Inner Ivory Room" të Government House.

Në 09:30, Takimi me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik, në "Inner Santi Maitri" të Government House. Këtu Papa  do të mbajë një fjalim, ndërsa rreth orës 10.00, do të vizitojë Kyepatrikun e Budistëve në Wat Ratchabophit Sathit Maha Simaram Temple dhe do t’i drejtojë një përshëndetje. .

Në orën 11. 15, takimi me personelin mjekësor të St. Louis Hospital. Përshëndetja e Atit të Shenjtë.

Në orën 12:00, vizita private të sëmurëve dhe të gjymtuarve në St. Louis Hospital. Më pas, dreka në Nunciaturën Apostolike. Pas drekës, vizita private Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Maha Vajiralongkorn "Rama X" në Amphorn Royal Palace.

Në orën 18:00, Mesha Shenjte në Stadiumin Kombëtar, kryesuar nga Papa, që do të mbajë edhe homelinë.

Të premten, 22 nëntor, Bangkok, ora 10:00: takimi me priftërinjtë, rregulltarët, seminaristët e katekistët, të cilëve Papa do t’u drejtojë fjalën,  në famullinë e Shën Pjetrit.

Në orën 11:00, takimi me ipeshklvijtë e Tailandës dhe me FABC, në Shenjtëroren e të Lumit Nicholas Boonkerd Kitbamrung, ku Françesku do të mbajë një fjalim.

Në orën 11:50, takimi privat me anëtarët e Shoqërisë së Jezusit, në një nga sallat pranë Shenjtërores, pasuar nga dreka në Nunciaturën Apostolike.

Në orën 15:20, takimi me liderët e krishterë dhe të feve të tjera në Chulalongkorn University. Fjalimi i Atit të Shenjtë.

Në orën 17:00, Mesha Shenjte me të rinjtë, në katedralen e Zojës së Ngjitur në Qiell, me homelinë e rastit.

Të shtunë, 23 nëntor 2019 Papa do të niset nga  Bangkoku për në Tokio. Në orën 09:15, ceremonia e lamtumirës në Military Air Terminal 2 të Bangkokut e më pas, në orën 09:30, nisja me avion për në Tokio. Në orën 17:40, arritja në Aeroportin e Tokio-Haneda e, në orën 17:40, ceremonia  e mirëseardhjes, po në Aeroportin Tokio-Haneda.

Në orën 18:30, takimi me ipeshkvijtë, në nuncialturën apostolike, ku Papa do t’u drejtojë fjalën të pranishmëve

Të dielë, 24 nëntor 2019, udhëtimi Tokio-Nagasaki-Hiroshima-Tokio.

Në orën 07:20, nisja me avion për në Nagasaki.

Në orën 09:20, arritja në aeroportin e Nagasakit.

Në 10:15, mesazhi kundër armëve bërthamore në Atomic Bomb Hypocenter Park. Mesazhi i Atit të Shenjtë.

Në orën 10:45, homazh kushtuar Martirëve të Shenjtë, në Monumentin e Martirëve - Nishizaka Hill, pasuar nga përshëndetja e Papës, lutja e Engjëllit të Tënzot dhe dreka në arqipeshkvi.

Në orën 14:00, Mesha Shenjte në stadiumin e baseball. Homelia e Atit të Shenjtë.

orën 16:35, nisja me avion për në Hiroshimë.

Në 17:45, arritja në aeroportin e Hiroshimës e në 18:40, takimi për paqen në Memorialin e Paqes, mesazhi i Atit të Shenjtë e më pas, në orën 20:25, nisja me avion për Tokio.

Në orën 21:50, arritja në Aeroportin Tokio-Haneda.

E hënë, 25 nëntor 2019. Tokio. Në orën 10:00, takimi me viktimat e  katastrofës  së trefishtë në "Bellesalle Hanzomon", ku Papa do të mbajë një fjalim. Më pas, vizita private Perandorit Naruhito, në Pallatin perandorak. Në orën 11:45, takimi, në katedralen e Shën Mërisë, ku Papa do t’u drejtojë fjalën të rinjve. Takimi do të pasohet nga dreka me grupin shoqërues, në Nunciaturën Apostolike.

Në orën 16:00, Mesha Shenjte në Tokio, me homelinë e Atit të Shenjtë. Më pas, takimi me kryeministrin në Kantei; takimi me autoritetet dhe trupin diplomatik, në Kantei, dhe fjalimi i Atit të Shenjtë.

Të martën, më 26 nëntor 2019, udhëtimi i kthimit Tokio-Romë, që do të nisë me Meshën, në orën 07:45, kremtuar privatisht së bashku me anëtarët e Shoqërisë së Jezusit, në Kapelën e Kulturzentrum të Sophia University,  ngrënia e mëngjesit dhe takimi privat me Collegio Massimo, në Sophia University.

Në orën 09:40, vizita meshtarëve të moshuar e të sëmurë, në Sophia University. Në orën 10:00, vizita në Sophia University, ku Papa do të mbajë fjalimine e rastit.

Në orën 11:20, ceremonia e lamtumirës, në aeroportin e Tokio-Haneda. Në orën 11:35, nisja me avion për në Romë- Fiumicino. Arritja, rreth orës 17:15.

28 tetor 2019, 12:41